Detajimi i buxhetit për vitin 2019 është bërë bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjin 68/2017 date 27.4.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore,” ligjin 109/2017 date 30.11.2017 “Për buxhetin e vitit 2019” miratuar me Vendim i Këshillit Bashkiak nr. 82 datë 20.12.2018 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2019 dhe programit buxhetor afatmesëm 2019 – 2021 të bashkisë Shkodër.”
Programi Buxhetor Afatmesëm parashikon një mbulim sa më të plotë të territorit me shërbime publike cilësore me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve; përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore urbane dhe asaj rurale, përmirësimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin, rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta; zgjerimin e linjave të transportit urban të qytetit dhe rrethqytetëse si dhe ndërtimin e terminalit për akomodimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve; ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve të reja; përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe aksesit; mbështetjen e iniciativave për zhvillimin e zonave të përmirësimit të biznesit; nxitjen e investimeve në kërkim dhe zhvillim (start-up) dhe zhvillimin e SMS-ve ekzistuese; mbrojtjen e tokave bujqësore, reabilitimin dhe investimin e infrastrukturës bujqësore, promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore; mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij; përmirësimin e sistemit të edukimit dhe trajnimit profesional, sigurimin e kushteve sa më dinjitoze për fëmijët dhe të rinjtë shkodranë; mbulimin e territorit me shërbime sociale sipas nevojave të komunitetit; zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive; sigurimin e mbrojtjes civile dhe menaxhimin e katastrofave në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër;
Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm është një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesit, integrimin territorial dhe barazinë në shërbime, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e cilësisë së jetesës, dhe mbrojtjen e mjedisit duke e kthyer Shkodrën në një qendër të përparuar social – ekonomike. Ky dokument ka përcaktuar 30 programe dhe një seri funksionesh dhe aktivitetesh respektive për çdo funksion, prandaj është treguesi më i mirë se si shpenzimet e planifikuara lidhen me veprimtaritë dhe projektet e planifikuara si dhe me Strategjinë e Zhvillimit dhe Planet Vendore që i mbështesin këto projekte.
Bashkia Shkodër, administron dhe menaxhon fondet, sipas 10 funksioneve në 30 programe të miratuara, të listuar më poshtë:
Programi 01110 Planifikim, menaxhim dhe administrim
Programi 01170 Gjendja Civile
Programi 03140 Shërbimet e Policisë Vendore
Programi 03280 Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile
Programi 04130 Mbështetja për zhvillim ekonomik
Programi 04160 Shërbimi i tregjeve, akreditimi dhe inspektimi
Programi 04220 Shërbimet bujqësore, inspektimi, siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorëve
Programi 04240 Menaxhimi i Infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit
Programi 04260 Administrimi i pyjeve dhe kullotave
Programi 04520 Rrjeti rrugor rural
Programi 04570 Transporti publik
Programi 04760 Zhvillimi i turizmit
Programi 05100 Menaxhimi i mbetjeve
Programi 05200 Menaxhimi i ujrave të zeza dhe kanalizimeve
Programi 05320 Programet e mbrojtjes së mjedisit
Programi:05630 Ndërgjegjësimi mjedisor
Programi 06140 Planifikimi urban vendor
Programi 06260 Shërbimet publike vendore
Programi 06330 Shërbimet lokale të ujësjellësit
Programi 06440 Ndriçim rrugësh
Programi 07220 Shërbimet e kujdesit parësor
Programi 08130 Sport dhe argëtim
Programi 08220 Trashëgimia kulturore, eventet artistike dhe kulturore
Programi 09120 Arsimi bazë përfshirë arsimin parashkollor
Programi 09230 Arsimi i mesëm i përgjithshëm
Programi 09240 Arsimi profesional
Programi 10140 Kujdesi social per personat e semure dhe me aftesi te kufizuara
Programi 10220 Sigurime shoqerore
Programi 10430 Kujdesi social per familjet dhe fëmijët
Programi 10661 Strehimi social
Burimet e financimit të buxhetit të Bashkisë për vitin 2019, vijnë nga dy burime: Nga burimet e veta vendore, ku përfshihen të ardhurat nga taksat vendore dhe taksat e ndara, të ardhurat nga tarifat vendore, të ardhura të tjera, donacione dhe të ardhura që trashëgohen. Nga burimet qendrore, ku përfshihen transferta e pakushtëzuar, transferta specifike për funksionet e reja, që i janë transferuar Bashkisë dhe transferta e kushtëzuar.
Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe të buxhetit vjetor