Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të përgjithshme ekonomike dhe tregtare; Forcimi i zhvillimit ekonomik dhe punësimit vendor. Rregullimi i veprimtarive në sheshet dhe tregjet vendore ose mbështetje për infrastrukturen e tregjeve, si dhe rritja e kapaciteteve përmes ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të reja.

Hartimi, zbatimi dhe monitorimi i politikave të përgjithshme ekonomike dhe tregtare të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
Fondet e pushtetit qendror për funksionin e deleguar të regjistrimit dhe liçensimit të bizneseve;
Mbajtja e kontakteve me qeverisjen qendrore dhe me biznesin për të garantuar politika zhvilluese në nivel rajonal dhe garantimin e zhvillimit ekonomik;
Funksionimi ose mbështetja me politika vendore të zhvillimit ekonomik dhe tregtar brenda njësisë;
Mbështetje dhe promovim i bizneseve vendore në funksion të zhvillimit ekonomik brenda territorit të njësisë vendore ;
Organizim i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacion mbi bizneset, aktivitetet promovuese etj.
Publikimi i broshurave informative, krijimi i portaleve me profil ekonomik etj.
Grante, hua ose subvencione për të promovuar politikat e përgjithshme dhe programet vendore ekonomike dhe tregtare për të nxitur punësimin;
Rregullimi i veprimtarive në sheshet e tregjeve vendore ose mbështetje për infrastrukturën e tregjeve;
Rritja e kapaciteteve përmes ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të reja vendore dhe të rrjetit të tregtisë.
Ndërtim, mirëmbajtje, përmiresim dhe funksionim i strukturave përkatese me qëllim nxitjen e projekteve me karakter zhvillimor për njësinë vendore;
Hartim dhe monitorim i projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e qendrueshëm të njësisë së veteqeverisjes vendore.
Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve të turizmit vendor; promovim dhe zhvillim i turizmit vendor.
Funksionimi i zyrave turistike vendore, organizim i fushatave publicitare, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e literaturës promovuese e të një natyre të ngjashme;
Përmirësim i hapësirave pamore urbane të Bashkisë, përmesmirëmbajtjes së objekteve kulturore dhe turistike që nxisin rritjen e vizitorëve duke e kthyer në atraksion turistik njësinë vendore.

Ngritja, plotësimi, ruajtja dhe përditësimi i një sistemi informacioni mbi bazë parcele për tokën bujqësore, që të përmbajë informacion për vendndodhjen e saktë, përmasat dhe pronësinë e parcelave.
Informacion i përgjithshëm , dokumentacion teknik dhe statistika për çështjet dhe shërbimet bujqësore.
Administrim dhe mbrojtje e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve.
Administrim i shërbimeve të peshkimit dhe gjuetisë; mbrojtje, shtim dhe shfrytëzim
racional të peshkut dhe kafshëve të egra; mbikëqyrje dhe disiplinim i peshkimit në ujëra të ëmbla, peshkimit bregdetar, kultivimit të peshkut, gjuetisë së kafshëve të egra dhe liçensave të gjuetisë.
Krijimi dhe administrimi i skemave vendore të granteve për bujqësinë dhe zhvillimin rural..
Fondet e pushtetit qëndror për funksionin e deleguar të administrimit dhe mbrojtjes së tokës.

Rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës në ekonomitë në zhvillim, varen nga dy faktorë kryesorë: tërheqja e investitorëve të huaj dhe zhvillimi i ndwrmarrjeve tw Vogla dhe tw mesme. Klima e favorshme e biznesit është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, politikat e zhvillimit të Bashkisë Shkodër janë fokusuar në zhvillimin e një ekonomie të gjallë për qytetin dhe zonat rurale sipas parimit të plotësueshmërisë ndërmjet qytetit dhe zonave rurale.

Bashkia Shkodër gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë disa nisma në drejtim të:

Përmirësimit të kushteve për fillimin dhe zhvillimin e biznesit.
Thjeshtimit dhe reduktimit të proçedurave administrative.
Forcimit të bashkëpunimit institucional me qëllim promovimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Vlen të përmenden disa nisma në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor, bizneseve dhe punëkërkuesve, me qëllim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Gjithashtu kujdes i veçantë është treguar për integrimin e brezave të rinj në ekonomi dhe krijimin e mundësive për iniciativa të ndryshme.
Turizmi, si aktivitet ndërsektoral, është i lidhur me shumë aktivitete ekonomike dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sektorë të ndryshëm, duke ofruar shërbime të lidhura me kohën e lirë dhe me udhëtimet e biznesit. Ai luan një rol të madh në zhvillim, pasi kontribuon në zhvillimin lokal, krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e zonave në rënie industriale apo rurale, si dhe në rigjenerimin urban.

Qëllimi kryesor i aktivitetit të programit është promovimi i zhvillimi të turizmit nëpërmjet zbatimit të politikave favorizuese të këtij sektori. Programi zbatohet nga Bashkia e Shkodrës, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në dy drejtime primare, që janë:

zhvillimi i produktit turistik
shërbimi ndaj vizitorit.

Bashkia Shkodër, përmes promovimit aktiv të politikave, synon që industria e turizmit të kthehet në burimin kryesor të rritjes ekonomike dhe në një mjet për integrimin e territoreve më pak të zhvilluara dhe përmirësimin e ruajtjen e zonave të trashëgimisë.

Bashkia Shkodër në mbështetje të fermerëve dhe agropërpunuesve vazhdon orientimin e tyre për prodhimet bujqësore dhe blegtorale për aplikime në grante dhe programe mbështetjeje si programi IPARD, Programi i mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe donatore të tjerë. Gjatë ketij viti janë orientuar dhe mbështetur me asistence teknike për aplikime 430 fermerë.

Në vijim të punës për trajtimin veterinar të kafshëve të rrugës vazhdon trajtimi i këtyre kafshëve nepërmjet sterilizimit, kastrimit, vaksinimit dhe deheletizimit. Janë ngritur dy streheza që deri tani kanë një kapacitet prej rreth 230 qen. Duhet të theksojmë që streheza e re, që parashikohet të përfundojë këtë vit me kalimin në pronësi të bashkisë Shkodër te ish repartit ushtarak Rrenc, parashikon të ketë një kapacitet akomodimi prej 300 qen. Po ashtu, Bashkia Shkodër, ka ngritur klinikën veterinare per trajtimin e këtyre kafsheve jo vetëm në strehëz por dhe atyre në kushte rruge.

Mbështetje për zhillimin ekonomik vendor dhe rural, ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, dhe të ardhura të tjera.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore me: 58.9 % në vitin 2025, 53.4 % në vitin 2026, 51.8 % në vitin 2027. Shpenzimet korrente zënë:37.8 % në vitin 2025, 45.6 % në vitin 2026, 47.2 në vitin 2027. Shpenzimet kapitale zënë: 3.4 % në vitin 2025, 1 % në vitin 2026 dhe 2027.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit 
Fakt 
2022
Fakt
2023
Fakt
2024
Buxh. Fillest.
i miratuar VKB 55, dt 29.12.2023 dhe shtesat sipas transfertave
2025
Plani
2026
Plani
2027
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga6009,68612,03822,82624,22724,22724,227
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6011,654 1,950 3,8893,8543,854 3,854
Korente
Mallra dhe Shërbime 6026,18012,70410,56013,12115,48215,956
Subvencion603000000
Transferta të Brendshme6044,6902,5688,6004,9008,5009,600
Transferta të Jashtme605000000
Transferta për Familje & Individë606012,5220000
Shpenzime Kapitale
Aktive të Paprekshme230000000
Aktive të Prekshme2313,9983,4373001,600500500
TOTALI26,20745,21946,17547,70252,56354,137