Mbështetja e arsimit parashkollor dhe arsimit bazë, administrim dhe rregullim i sistemit arsimor parashkollor në kopshte;
Mbulimi i kostove për ofrimin e shërbimit të çerdhes pranë njësive vendore për fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç;
Mbështet arsimin e mesëm, duke siguruar dhe mirëmbajtur ambientet shkollore dhe pagesën e stafit mbështetës.
Shpenzime për paga për mësuesit e kopshteve të fëmijëve dhe stafit mbështetës;
Programe mësimore për trajnimin e edukatorëve dhe mësuesve;
Furnzimi dhe mbështetja me ushqim e kopshteve;
Ndërtim dhe mirëmbajen e strukturave shkollore.
Ndërtim dhe mirëmbajtje e institucioneve shkollore;
Ndërtim, rehabilitim dhe mirëmbajtje e ndërtesave arsimore e sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale;
Shpenzimet për paga për stafin mbështetës.
Administrim,inspektim, organizim ose mbështetje për transport, ushqim, strehim, kujdes mjekësor dhe dentar për fëmijët e shkollave;
Mbështetje për trajnimin e mëtejshëm të mësuesve.
Ndërtim dhe mirëmbajtje konviktesh.
Shpenzimet për mbulimin e shërbimit të çerdheve nga njësitë e vetëqeverisjes
Mbështetjen e shërbimit pa pagesë në çerdhe për fëmijët e familjeve në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuar
Bashkia Shkodër mbulon me paga për njesine e arsimit prej 227 punonjësish në total. Stafi i drejtorise 7 punonjes, arsimi parashkollor përbëre prej 107 edukatore, 13 drejtues kopshti dhe 15 edukatore mbështetëse, 11 kuzhinere dhe 8 nd/kuzhinere në Kopshte dhe 4 përgjegjëse e 43 kujdestare në çerdhe. Nga ky program realizohet në furnizimin dhe mbështetjen me ushqim e 7 kopshteve me drekë të frekuentuar nga 500 fëmijë dhe 7 cerdhe me 260 fëmijë.
Në drejtorinë e Arsimit në Bashkinë Shkodër janë 51 kopshte gjithsej, 22 janë në qytet dhe 29 në njësitë administrative.
Numri i fëmijëve që i frekuentojnë kopshtet është 1712 fëmijë dhe 260 në çerdhe nga 3500 fëmijë që ka gjithsej Bashkia Shkodër.
Drejtoria e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike mbulon shpenzimet e mirëmbajtjes, të transportit, të ngrohjes dhe sigurisë në shkollat e qytetit dhe njësive administrative si dhe në kopshtet qytet dhe njësi administrative.
Arsimi bazë frekuentohet nga 10,570 nxënës dhe 1,310 mësues dhe 67 shkolla,nga të cilat 20 shkolla janë në qytet dhe 47 janë në njësi administrative, 589 klasa me një numër mesatar nxënësish prej 16 vetë në një klasë. Arsimi përbëhet nga 4 punonjës sekretar, arsimi mesem nga 6 punonjes sekretare dhe konvikti me 4 punonjës.
Në programin Arsimi Bazë dhe Parashkollorë janë planifikuar të mbështeten dhe rikontruksione të strukturave shkollore dhe parashkollore.
Sistemi arsimor ka rëndësi të madhe në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe social të komunitetit tonë. Shkolla duhet t’i mundësojë të gjithë fëmijëve që të kenë rezultate në mësime, të jenë të sigurtë, të shëndetshëm dhë aktivë në jetën komunitare.
Për administrimin e funksionimin e shkollave të arsimit baze dhe të mesëm të përgjithshëm kërkohet mbështetja dhe financimi për shërbimet dhe mirëmbajtjen e zakonshme tëobjekteve arsimore për arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe profesional. Bashkia Shkodër cdo vit bën ndërhyrje dhe mirëmbajtje në Shkolla dhe në 1 konvikte. Rregullimi dhe riparimi i këtyre ambienteve, për të krijuar kushte normale në institucionetarsimore realizohet duke vlerësuar kërkesat e paraqitura nga shkollat e njësive administrative dhe atyre në qytete të paraqitura nga dëgjesat publike për shkollat e njësitë adminstrative dhe atyre në qytete.
Një drejtim i rëndësishëm i mbështetjes nga ana e Bashkisë Shkodër për këto ambiente shkollore është dhe sigurimi i objekteve për raste të ngjarjeve të jashtëzakonshme si zjarr dhe tërmete për arsimin e mesëm të përgjithshëm. Cdo vit është planifikuar për të bërë sigurimin e objekteve, kryesisht për çerdhet, kopshtet shkollat që janë me numër më të madh nxënësish.
Arsimi, ka si burim financimi të ardhurat, transfertën e pakushtëzuar dhe transfertën e pakushtëzuar sektoriale. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore zënë: 63.9% në vitin 2025, 67.6% në vitin 2026, 67.5% në vitin 2027. Shpenzimet korrente zënë: 28.2% në vitin 2025, 29.7% në vitin 2026, 30.1% në vitin 2027. Shpenzimet kapitale zënë 7.9% për vitin 2025, 2.6% të shpenzimeve për vitin 2026 dhe 2.4% të shpenzimeve për vitin 2027.
Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)
Emri i Artikullit | Kodi i Artikullit | 2022 Fakt | 2023 Fakt | 2024 Buxh. Fillest I miratuar VKB 55 dt 29.12.2023 dhe shtesat sipas transfertave | 2025 Plani | 2026 Plani | 2027 Plani |
Paga dhe Sigurime | |||||||
Paga | 600 | 222,281 | 257,730 | 356,683 | 407,642 | 407,642 | 407,642 |
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore | 601 | 37,111 | 42,983 | 60,147 | 64,833 | 64,833 | 64,833 |
Korente | |||||||
Mallra dhe Shërbime | 602 | 129,774 | 111,425 | 207,388 | 192,702 | 191,493 | 194,774 |
Subvencion | 603 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Transferta të Brendshme | 604 | 0 | 0 | 0 | 16,000 | 16,000 | 16,000 |
Transferta të Jashtme | 605 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Transferta për Familje & Individë | 606 | 8,371 | 2,639 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Shpenzime Kapitale | |||||||
Aktive të Paprekshme | 230 | 1,634 | 0 | 2,322 | 8,227 | 1,800 | 0 |
Aktive të Prekshme | 231 | 53,038 | 46,754 | 61,135 | 49,904 | 16,705 | 16,705 |
TOTALI | 452,209 | 461,531 | 687,675 | 739,308 | 698,473 | 699,954 |