Bashkimi Evropian dhe Projektet

Programi IPA Adriatik CBCLEGENDObjektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i eficencës së energjisë dhe shfrytëzimi i energjisë së ulët gjeotermale në zonën e Adriatikut përmes zhvillimit të aplikacioneve pilot në ndërtesat publike dhe rezidenciale.
Europe for Citizens Programme
European Network of Migrations and Mobility
EURO MIGMOB Project
(European Network of Migrations and Mobility)
Projekti ka në fokus të tij shkëmbimin e eksperiencave mes partnerëve në fushën e mobilitetit migrator në Evropë.
Programi CBC Shqipëri – Mali i ZiMURUBIObjektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar me synim rritjen e vlerave të përbashkëta kulturore në veçanti të pasuesve të Marubëve dhe potencialet mjedisore të zonës së Shkodrës dhe Ulqinit. Përmirësimi i këtyre potencialeve synon të promovojë zhvillimin ekonomik në të dy anët e kufirit.
Programi IPA Adriatik CBCADRIMUZEObjektivat kryesore të projektit janë forcimi i marrëdhënieve në mes të partnerëve dhe përkrahja për zhvillimin e rajonit të Adriatikut. Qëllimi është që të realizohet harmonizimi i aktiviteteve të partnerëve në fushën e turizmit kulturor dhe fokusi është në ngritjen e interesit mbi Muzeumet në rajon. Prandaj planifikohet një afrueshmëri e Muzeumeve duke vënë në veprim në Euromuse.net, hapësirë ekspozuese ndërkombëtare ku i bashkon informatat për Muzeumet më të rëndësishme dhe ekspozitat në Europe dhe organizon shumë ngjarje të cilat mund të lidhen Muzeumet Adriatike dhe të jenë më afër një rrethi më të gjerë të vizitorëve. Në këtë gjurmë është edhe transformimi i Muzeumeve në qendra kulturore plot jetë, e cila është një prej qellimeve kryesore të projektit AdriaMuse.
Programi IADSA“YES FUTURE – Youth Empowered, Sustainable-Future” / “Rini e fuqizuar, e ardhme e qëndrueshme – PO TË ARDHMES”.Projekti “YES FUTURE” ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale të të rinjve dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin social të Bashkisë Shkodër, duke ju lehtësuar aksesin në shërbime të tilla si: edukimi formal dhe joformal, sipërmarrje, kulturë, informacioni dhe ICT, pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, kultura, besimi, paaftësia, mosha dhe orientimi seksual.
Horizon 2020PARK4SUMP “Veprimet tregojnë se si Park4SUMP do të realizojë transportin e qëndrueshëm në zonat urbane duke integruar strategjikisht zgjidhjet e reja të menaxhimit të parkimit në politikat e SUMP”Projekti ka për qëllim përmirësimin e lëvizshmërisë urbane nëpërmjet menaxhimit të hapësirave të parkimit dhe integrimin e saj në planet e levizshmërisë urbane. Nëpërmjet këtij projekti do të merren shembujt dhe ekspertiza më të mira në Evropa për menaxhimin e parkimit. PARK4SUMP do të optimizojë përdorimin e infrastrukturës ekzistuese duke ndikuar ndjeshëm në shmangien e trafikut, uljen e kostos dhe rritjen e të ardhurave. Për më tepër, do të inkurajohet ecja, çiklizmi dhe transporti publik.
BE/UNDPRELOAD (Programi Rajonal për Demokracinë Vendore)Programi ReLOaD synon të fuqizojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes, si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Rajoni Friuli Venezia GiuliaRE_LAKE (Rigjenerimi i zonës së mbrojtur të Liqenit të Shkodrës përmes Përmirësimit të Qeverisjes Vendore)Turizëm, mjedis dhe mirë administrim.
Programi DEAR –
EuropeAid/151103/DH/ACT/Multi.
DEAR – “Modelimi i qyteteve të drejta: Integrimi i Agjendës 2030 brenda politikave lokale, në kohën e flukseve të mëdha të migrimit dhe refugjatëve. Një projekt advokimi udhëhequr dhe zbatuar nga autoritetet lokale”, CSO-LA/2017/388-138.Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në promovimin e të kuptuarit kritik të roleve dhe përgjegjësive të autoriteteve lokale dhe të qytetarëve në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Agjendës 2030, si dhe rëndësinë e lokalizimit të Agjendës 2030 nga bashkitë dhe autoritetet vendore në hartimin e politikave lokale.
Europe for Citizens Programme EACEA 36/2018: Networks of towns.FARO – “The Dissonant Heritage in European Towns – Creating a European narrative of contested identities through citizens’ participation.”Objektivi i përgjithshëm i projektit është që me anë të udhëtimeve dhe aktiviteteve në hapësirë dhe kohë, të tregojnë se si trashëgimia e vendeve dhe kulturave të ndryshme të Evropës përfaqëson një trashëgimi të përbashkët kulturore.
IPA II 2014-2020ESERE – “Economic and Social Empowerment for Roma and Egyptians – a booster for social inclusion.”Objektivi i përgjithshëm i projektit është nxitja për përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri duke u përqëndruar në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Beratit, nëpërmjet hapa të mëposhtëm:
Punësim dhe mbështetje për sipërmarrje.
Përfshirja e Romëve dhe Egjiptianëve e drejtuar nga komuniteti në zhvillimin lokal.
Akses i përmirësuar në shërbimet bazike.
IADSA II/2020/02Italian Albanian Debt for Development SWAP Agreement II – “Shkodra Multi-Functional Services: Model of Social Inclusion and Development of the Community”Marrëveshja Italo-Shqiptare e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA II), është një iniciativë e Programit Aktual Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit për të mbështetur zhvillimin social në Shqipëri duke ofruar burime financiare për realizimin e projekteve të propozuara nga institucionet e pranueshme publike shqiptare.
Programi i Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027
Periudha e zbatimit: 01/07/2025 – 31/12/2027
Projekti Reuseful – Promovimi i reduktimit të mbetjeve përmes qendrave të ripërdorimit në zonën e Adriatikut të JugutProjektit REUSEFUL synon të promovojë reduktimin e mbetjeve dhe praktikat e ripërdorimit përmes ngritjes së qendrave të ripërdorimit, ku mallra si mobilie, pajisje elektronike dhe veshje do të mblidhen, riparohen dhe rishpërndahen. Projekti synon gjithashtu të nxisë një ndryshim kulturor në nivel rajonal, nga mendësia e hedhjes drejt atij të ripërdorimit.
Qendra e ripërdorimit, me sipërfaqe rreth 750 m², shërben për grumbullimin, përzgjedhjen dhe shpërndarjen e sendeve të përdorura në gjendje të mirë. Ajo është e hapur për qytetarët dhe organizohet në zona për pritje dhe vlerësim, akumulim, katalogim, si dhe magazinim dhe ekspozim të artikujve. Pranohen sende si mobilie, libra, lodra, biçikleta, karroca fëmijësh, pajisje elektroshtëpiake, rroba dhe artikuj të tjerë të ripërdorshëm.
Partneriteti i projektit:
• Bashkia Shkodër
• Komuna Ostuni
• Komuna Ulqin
• Komuna di Trivento

Buxheti: 290.929,90 €

Përshkrimi i projektit në gjuhën shqipe
Axis 2 në shqip
Axis 2 në anglisht
Programi i Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027
Periudha e zbatimit: 01/07/2025 – 31/12/2027
Forcimi i kapaciteteve të reagimit ndaj fatkeqësive përmes teknologjisë së dronëve – “TERRITORI”Projekti Territori ka për qëllim forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e fatkeqësive në rajonin e Adriatikut Jugor (Itali, Shqipëri, Mal i Zi), përmes një sistemi inovativ dhe të qëndrueshëm që kombinon teknologjinë e dronëve (UAS) dhe Inteligjencën Artificiale (IA).
Duke përdorur këto teknologji, projekti synon:
përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve mjedisore dhe reagimit në situata emergjente;
analizën dhe përpunimin e të dhënave në kohë reale;
lehtësimin e monitorimit të terreneve të vështira dhe zbulimin e hershëm të rreziqeve;
mbështetjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Partneriteti i projektit:
· Bashkia Shkodër
· Distrikti Teknologjik Ajror Hapsinor s.c. a r.l. (IT)
· Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti
· Luka Bar AD (MN)
· Autoriteti i Sistemit Portual të Detit Jon, Itali (IT)
· Komuna Pescolanciano (IT)

Buxheti: 112.786,94 €

Axis 2 në shqip
Axis 2 në anglisht
Autoriteti financues: European Education and Culture Executive Agency (EACEA) Programi: CERV-2025-CITIZENS-TOWN-NT Periudha e realizimit: 01/12/2025 – 30/11/2027ARTE synon të krijojë një rrjet midis pesë qyteteve — Mola di Bari (Itali), Shkodër (Shqipëri), Guimarães (Portugali), Tuzi (Mal i Zi) dhe Selanik (Greqi) — për të promovuar nisma të përbashkëta kulturore, bashkëpunim të qëndrueshëm dhe shkëmbim njohurish.Qëllimi kryesor është të rritet pjesëmarrja e të rinjve në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të Bashkimit Europian — duke u lejuar atyre të shprehin vizionin e tyre për Evropën përmes artit, duke bashkuar njerëzit që jetojnë në BE dhe në vendet kandidate përmes aktiviteteve të mëposhtme:
· Trajnime online për të rinjtë (mosha 18–30 vjeç) në të gjitha vendet partnere — me informacione rreth historisë së Bashkimit Evropian, mundësive për punë, studime, zhvillim personal dhe profesional, lëvizje, dhe perspektiva për të rinjtë në BE.
· Workshop-e artistike lokale në çdo vend partner — ku të rinjtë do të shprehin vizionin e tyre për Evropën, pritshmëritë e tyre si qytetarë (aktualë ose të ardhshëm) europianë — përmes artit: p.sh. këngë, pikturë, sculpture, vizatime, vallëzim, instrumente muzikore, etj.
· Evente ndërkombëtare — në Itali, Portugali dhe Shqipëri — për të ekspozuar produktet artistike të krijuara gjatë workshop-eve, për të ndarë përvojën e të rinjve, dhe për të lejuar qytetarët, të ftuarit dhe ekspertët ndërkombëtarë të njihen më mirë me historinë dhe politikat e BE-së, të diskutojnë për anëtarësimin dhe rolin e Evropës, dhe për të forcuar kohezionin social dhe politik.
Partnerët
· ESCOOP (Itali) — Partneri Lider
· Bashkia Shkodër (Shqipëri)
· DESINCOOP (Portugali)
· Komuna Tuzi (Mal i Zi)
· ARSIS, Selanik (Greqi)

Permbledhje Arte në shqip
Permbledhje Arte në anglisht

Për më ë informacion klikoni në link-un e mëposhtëm:

Bashkia ne proceset e integrimit evropian