Vështrim i përgjithshëm i shërbimit

Në këtë shërbim bashkia planifikon shpenzimet buxhetore për sigurimin e administrimit të çështjeve dhe shërbimeve pyjore, administrimin e fondit pyjor dhe kullosor, shfrytëzimin e racionalizuar të rezervave pyjore dhe kullosore, konservimin dhe zgjerimin e tyre. Bashkia siguron mikëqyrjen dhe disiplinimin e operacioneve pyjore, dhënien e licencave për prerje pemësh, ripyllëzime, kontrolle të dëmtuesve dhe sëmundjeve si dhe ofrimin e shërbimeve për operatorët pyjorë.

• Administrimi i çështjeve dhe shërbimeve pyjore;
• Konservim, zgjerim dhe shfytëzimi racionalizuar i rezervave pyjore;
• Administrimi fondit pyjor dhe kullosor publik;
• Mbikëqyrje dhe disiplinimi i operacioneve pyjore dhe dhënie e licencave për prerje pemësh.
• Organizim ose mbështetje për veprimtarinë ripyllëzuese, kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve, shërbimet pyjore për luftën kundër zjarrit dhe për parandalimin e zjarrit si dhe ofrimi i shërbimeve për operatorët pyjorë;
• Prodhim dhe përhapje e informacionit të përgjithshëm, dokumentacionit teknik dhe statistikave për çështjet dhe shërbimet pyjore;
• Grante, hua ose financime për të mbështetur veprimtaritë tregtare pyjore;
• Shpërndarja e kullotave, duke përfshirë menaxhimin e kullotjes;

Bashkia Shkodër administron fondin pyjor/kullosor me një sipërfaqe prej 48.656,71 ha. Ky fond është kaluar në administrim dhe pronësi të pushtetit vendor bazuar në VKM nr 433 dt 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të bashkive të pyjeve dhe kullotave publike, sipas listës së inventareve, dhe aktualisht në administrim të MM e të ish komunave/bashkive”, ndryshuar me VKM nr. 684 datë 02.09.2020.

Në përmbushje të detyrimit ligjor pranë Bashkisë Shkodër funksionon Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore e Pyjore, Drejtori në varësi të Bashkisë, ku “Sektori i pyjeve” ka 10 inspektorë pyjorë (teknikë pyjesh) dhe një inxhinier pyjesh, strukturë me financim nga Transferta Specifike. Fondi që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në dispozitat ligjore për numrin e punonjësve krahasuar me fondin pyjor/kullosor që administrohet: a) një specialist pyjesh për 750-1000 ha për pyjet e larta; b) një specialist pyjesh për 1500-2500 ha për pyjet e ulëta dhe shkurret, bazuar në këtë përcaktim ligjor struktura duhet të përbëhet nga 25 specialistë, ndërkohë që financimi nga Transferta Specifike është për 11 specialistë.

Hyrja në fuqi e ligjit nr 57/2020 “Për pyjet” dhe mosazhornimii akteve nënligjore u shoqërua me një vakuum në zbatimin e këtyre dispozitave.

  • • Bazuar në Ligjin 57/2020 “Përfitimet nga shfrytëzimii produkteve jodrusore nga pylli” Bashkitë duhet të pajisin subjektet me çertifikatë origjine, dokumenti që duhet të miratohej nga Ministrii Turizmit e Mjedisit me udhëzim të veçantë, i cili ende nuk është miratuar, si rrjedhim u bë pengesë për realizimin e të ardhurave të parashikuara për shfrytëzimin e produkteve jo pyjore.
  • • Dhënia me qira e sipërfaqeve pyjore për aktivitete të cilat lejohen nga legjislacioni pyjor, vështirësohet sepse fondi pyjor akoma nuk është regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Bashkia Shkodër ka qënë pjesë e Projektit të financuar nga Banka Botërore, SIDA dhe GEF “Për shërbimet mjedisore”, i cili do të realizojë regjistrimin e tyre.

Sfida:

  • • Administrimi, konservimi, zgjerimi dhe shfytëzirnii racionalizuari rezervave pyjore;
  • • Mbikëqyrja dhe disiplinimi i operacioneve pyjore, organizimi ose mbështetja për veprimtarinë ripyllëzuese, kontrolli i dëmtuesve dhe sëmundjeve, shërbimet pyjore për luftën kundër zjarrit dhe për parandalimin e zjarrit si dhe ofrimi i shërbimeve për operatorët pyjorë;

Administrimi i pyjeve dhe kullotave, ka si burim financimi kryesisht transfertën specifike dhe të ardhurat. Të ardhurat e programit zënë mesatarisht 75.3% ndërsa shpenzimet neto janë shpenzime që mbulohen nga të ardhurat e tjera mesatarisht me 24.7%. Pjesa më e madhe e shpenzimeve zënë pagat dhe sigurimet shoqërore që zënë 61.6% në vitin 2022, 67.6% në vitin 2023 dhe 67.6% në vitin 2024. Shpenzimet korente zënë 25.2% në vitin 2022, dhe me rreth 23.3% për vitin 2023 dhe vitin 2024. Shpenzimet kapitale zënë 13.2% në vitin 2022, dhe me rreth 9.2% për vitin 2023 dhe vitin 2024.

Shpenzimet e Shërbimit (000 ALL)

Emri i ArtikullitKodi i Artikullit2019
Fakt
2020
Fakt
2021
Buxh. Fillest.
2021
Buxh. Pritshëm
2022
Plani
2023
Plani
2024
Plani
Paga dhe Sigurime
Paga6007,8017,36216,95815,1829,5519,5519,551
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore6011,3321,2322,4022,3031,5081,5081,508
Korente 
Mallra dhe Shërbime6022,0723,2276,1334,8784,5133,8093,809
Subvencion6030000000
Transferta të Brendshme6040000000
Transferta të Jashtme6050000000
Transferta për Familje & Individë60657000000
Shpenzime Kapitale 
Aktive të Paprekshme2300007,3895,966
Aktive të Prekshme2312,00801,9841,9842,3671,5001,500
TOTALI13,27011,82134,86630,31317,93916,36816,368