Qëllimet dhe Objektivat e Politikës së Shërbimit: Administrimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Përmirësimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit. Ndërtim ose organizim i sistemeve të kontrollit të përmbytjeve, sistemeve të ujitjes dhe kullimit, furnizim me ujë për vaditje të fermave bujqësore.
Përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore urbane dhe infrastrukturës rrugore rurale duke mundësuar akses të plotë të tyre në sistemin e infrastrukturës rrugore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vendore, trotuareve dhe shesheve publike vendore; Përmirësimi i rrjetit të rrugeve rurale duke siguruar lidhjen e të gjitha qendrave të banuara me rrjetin rrugor urban dhe kombëtar.
Mirëmbajtja e rrugëve, shesheve dhe trotuareve urbane.
Përmirësimi i rrjetit të rrugëve rurale duke siguruar lidhjen e të gjitha qendrave të banuara me rrjetin rrugor urban dhe kombëtar.
Lëvizshmeri e sigurt, e mirë orientuar për banorët dhe vizitorët. Ofrimi i një shërbimi transporti publik cilësor në shërbim të qytetarëve të Bashkisë Shkodër. Përmirësim të impaktit mjedisor nëpërmjet stimulimit te transportit publik dhe traditës së përdorimit të biçikletës.
Përmirësimi i menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane.