Hapësirat Publike-Stacionet e Plazhit

Njoftojmë të gjithë qytetarët që kanë zënë Hapësirat Publike – Stacione Plazhi dhe nuk kanë nënshkruar kontratë me Bashkinë Shkodër, t’i lirojnë brenda 3 (tre) ditëve në mënyrë vullnetare këto hapësira.

Në rast të kundërt, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me të gjitha institucionet ligjzbatuese vendore dhe qendrore, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës, Krimin Ekonomik, Policinë e Shtetit, etj., do të bëjë lirimin e këtyre hapësirave, pronë të Bashkisë Shkodër.

Paralajmërojmë se fillimi i këtij aksioni do të rrezikojë konfiskimin e shezlloneve të vendosura në mënyrë të paligjshme, nga institucionet që e kanë për detyrë konfiskimin e mjeteve të punës të një sipërmarrjeje të pa ligjshme.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe lirimin vullnetar të Hapësirave Publike – Stacione Plazhi të pakontraktuara dhe të papaguara nga ana juaj.

Vendim për miratimin e rregullores për Shfrytëzim të hapësirave publike për stacionet e plazhit.
Për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit, zonës së plazhit për aktivitete zbavitëse dhe të shërbimeve.
Vendim nr. 171, datë 27.3.2019 për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Njoftim për aplikim për shfrytëzim të hapësirës publike për stacione të plazhit.

Harta e hapësirave Publike-Stacione Plazhi 2019

Harta 1
Harta 2
Harta 3
Harta 4
Harta 5