Projekte Sociale

  • Acli- Ipsia, shërbime për integrimin e emigrantëve.
  • Qëndra e Gruas Hapat e Lehtë, shërbime për fëmijë, familje në vështirësi sociale dhe shërbime mbështetëse për Gratë e dhunuara.
  • Komuniteti Pappa Giovani, shtëpi familje për fëmijë, gra, vajza dhe persona me aftësi të kufizuar.
  • Komuniteti Emanuel, shërbime mbështetëse për riintegrimin e personave që janë të varur nga droga dhe alkoli.
  • Madonnina Del Grappa, shërbime mjekësore – mbështetje psikosociale për focus grupet në nevojë.
  • Shtëpi familje Ravasco – shtëpi familje për vajzat që dalin nga institucioni i shtëpisë së fëmijës.
  • Projekti Shpresa – 7 shtëpi familje që mikpresin rreth 59 fëmijë, të rinjë e të reja dhe persona me aftësi të kufizuar.
  • SHIS– Shoqata internacionale për solidaritet- shërbime mbështetëse për fëmijë dhe familje në vështirësi sociale dhe ekonomike.
  • Qëndra këshillimore për personat me aftësi të kufizuar, ndihmon personat me aftësi të kufizuar me mjete lëvizëse, veshje, ushqime, etj- donator shoqata Lodi Onluss Milano- Itali.

Disa projekte që zhvillohen në territorin e Shkodrës nga organizata jo qeveritare me financime nga qeveria italiane.