Vështrim i përgjithshëm i shërbimit Zhvillimi i njësisë, menaxhimi i financave të njësisë së vetëqeverisjes vendore, të burimeve të tjera si dhe të burimeve njerëzore, funksionimi i proceseve të përgjithshme të brendshme dhe komunikimi me publikun. Shërbime në mbështetje të kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore ose të këshillit.
- Zhvillimi dhe zbatimi i politikave të përgjithshme për personelin.
- Shërbime të përgjithshme publike, si: shërbimet e prokurimit, mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve dhe arkivave të njësisë, ndërtesave në pronësi apo të zëna nga njësia, parqe qendrore automjetesh, zyrave të printimit dhe IT etj;
- Administrim, funksionim dhe ofrimi i shërbimeve të mbështetjes për kryetarin e njësisë vetëqeverisjes vendore, për këshillin dhe komisionet e këshillit ose të kryetarit të njësisë;
- Shërbimet statistikore dhe baza e të dhënave vendore;
- Prodhim dhe përhapje e informacionit publik, dokumentacionit teknik dhe statistikave për çështjet dhe shërbimet për zhvillimin e komunitetit.
- Administrim i çështjeve dhe shërbimeve financiare dhe fiskale; menaxhim i fondeve të njësisë së vetëqeverisjes vendore etj;
- Operacionet e thesarit të njësisë, zyra e buxhetit, administrata e të ardhurave, shërbimet e kontabilitetit dhe auditit;
- Prodhim dhe shpërndarje e informacionit të përgjithshëm, dokumentacionit teknik për çështjet dhe shërbimet financiare dhe fiskale.
- Administrimi i fondeve të gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore.
- Pagesat e interesave për borxhin publik të njësisë vendore;
- Amortizimi i huave të marra etj.
Politikat e administrimit në Bashkinë Shkodër janë: qeverisje elektronike, integrim territorial dhe barazi në shërbime e akses.
Qëllimet e politikës së programit të Menaxhimit dhe Shërbimeve Mbështetëse janë :
Strukturë menaxhuese cilësore, duke krijuar mundësine dhe lehtesinë për perthithjen e burimeve njerëzore profesionale dhe në funksion të zbatimit te qëllimeve dhe objektivave të Bashkisë së Shkodrës dhe sigurimi i një shërbimi sa më cilësor ndaj komunitetit për funksionet e deleguara.
Përfshirja e qytetarëve, grupeve të interesit, komunitetit në përgjithësi, në proceset vendimmarrëse me qëllim krijimin ose përmirësimin e politikave publike, proçedurave dhe praktikave lokale në favor të krijimit mirëqenies së qytetarëve.
Sigurimi i shërbimeve mbështetese për administratën vendore, zhvillimi i burimeve njerëzore përmes trajnimeve, dixhitalizmi i administratës publike, rritja e transparencës nëpërmjet shtimit dhe promovimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën, që të kenë mundësinë të aplikojnë dhe përfitojnë shërbimin në çdo Njësi Administrative, lagje dhe Bashki qendër përmes web-it për të gjitha shërbimet që sot ofrohen nga Bashkia e Shkodrës.
Objektivat e politikës së programit buxhetor janë:
Burime Njerëzore cilësore, eficente për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive. Shërbime të deleguara të mbështetura për funksionimin e tyre.
Organe përfaqësuese vendore të mbështetura për funksionimin e tyre.
Shërbimet mbështetëse për administratën vendore sigurimi planifikimi e zhvillimi të njësisë, menaxhimin e financave të administrates vendore.
dhe të burimeve njerëzore, funksionimin e proceseve të përgjithshme të brendshme dhe komunikimin me publikun.
Përmbushje detyrimesh për ndjekje dhe përfaqësim proçese gjyqësore ,shlyerje e detyrimesh që rrjedhin nga vendime gjyqsore të formës së prerë.
Burime Njerezore të trajnuara , të kualifikuara të mbeshtetura për kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive.
Zbatimi i lligjit për transferimin e komisionit për agjentin tatimor.
Sigurimi i transparencës sa më të plotë me publikun.
Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse, ka si burim financimi transfertën e pakushtëzuar, dhe të ardhura të tjera.Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore me:65.8 % në vitin 2025, 69.5 % në vitin 2026’69.5 % në vitin 2027. Shpenzimet korrente zënë:31.1 % në vitin 2025, 29.5 % në vitin 2026, 29.5 në vitin 2027.Shpenzimet kapitale zënë:3.1 % në vitin 2025, 1 % në vitin 2026 dhe 2027.
Shpenzimet e Shërbimit Menaxhimi dhe Shërbimet Mbështetëse sipas Kategorive ekonomike (000 ALL)
Emri i Artikullit | Kodi i Artikullit | 2022 | 2023 | 2024 | 2025 | 2026 | 2027 |
Fakt | Fakt | Buxh. Fillest I miratuar VKB 55 dt 29.12.2023 dhe shtesat sipas transfertave | Plani | Plani | Plani | ||
Paga dhe Sigurime | |||||||
Paga | 600 | 161,594 | 213,009 | 164,459 | 193,014 | 193,014 | 193,014 |
Sigurime Shoqërore & Shëndetësore | 601 | 26,991 | 35,572 | 26,124 | 30,698 | 30,698 | 30,698 |
Korente | |||||||
Mallra dhe Shërbime | 602 | 47,930 | 52,693 | 61,135 | 98,783 | 88,457 | 88,457 |
Subvencion | 603 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Transferta të Brendshme | 604 | 1,521 | 4,831 | 5,000 | 7,269 | 6,633 | 6,757 |
Transferta të Jashtme | 605 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Transferta për Familje & Individë | 606 | 5,016 | 1,067 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Shpenzime Kapitale | |||||||
Aktive të Paprekshme | 230 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
Aktive të Prekshme | 231 | 3,345 | 34,551 | 13,377 | 10,393 | 3,193 | 3,193 |
Totali | 246,398 | 341,723 | 270,095 | 340,157 | 321,995 | 322,119 |