Programe në kuadër të bashkëpunimit me donatorët

Projekti PARK4SUMP

Në kuadër të Programit Horizon 2020, Mobiliteti për Rritje / Mobilizim Urban, Bashkia Shkodër është shpallur fituese me projektin PARK4SUMP, “Veprimet tregojnë se si Park4SUMP do të realizojë transportin e qëndrueshëm në zonat urbane duke integruar strategjikisht zgjidhjet e reja të menaxhimit të parkimit në politikat e SUMP”. Projekti PARK4SUMP ka për qëllim përmirësimin e lëvizshmërisë urbane nëpërmjet menaxhimit të hapësirave të parkimit dhe integrimin e saj në planet e lëvizshmërisë urbane. Nëpërmjet këtij projekti do të merren shembuj dhe ekspertiza më e mirë nga Evropa për menaxhimin e parkimit. PARK4SUMP do të përmirësojë përdorimin e infrastrukturës ekzistuese si dhe lirimin e hapësirave publike duke ndikuar ndjeshëm në shmangien e trafikut, uljen e kostos dhe rritjen e të ardhurave. Për më tepër, do të inkurajohet ecja, çiklizmi dhe transporti publik. Marrëveshja e grantit është e lidhur ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe koordinatorit të projektit MO IEL 21 VZW (M21)”. Në këtë projekt marrin pjesë 22 partnerë. Referuar kushteve të Programit Horizon 2020, Bashkia Shkodër angazhohet të zbatojë projektin sipas termave dhe kushteve të përcaktuara në portalin pjesëmarrës të Programit Horizon 2020. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 42 muaj nga data e fillimit të projektit, 1 Shtator 2018.

Vlera e buxhetit për Bashkinë Shkodër është 29,422.50 Euro.


PROJEKTI “NJËQIND DRITA PËR TË GJITHË” Lulishta “Vaso Kadija”

Bashkia Shkodër ka pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), duke përmendur projekte të rëndësishme si sistemi i ujrave të qytetit të Shkodrës, si dhe shumë projekte të tjera në lidhje me mirëmenaxhimin e pushtetit lokal. Me hapjen e Grantit të Skemës Pilote Rajonale, Bashkia Shkodër u angazhua për të paraqitur projektin përkatës përmes të cilit do të arrinim të merrnim impaktin maksimal në komunitet. Bashkia e Shkodrës është fuqimisht e angazhuar për ta kthyer qytetin e vet në një qytet të gjelbër, të jetueshëm, me dimensione njerëzore me synimin e zhvillimit të një qendre të madhe në veri të Shqipërisë, si Portë e Gjelbër me të gjitha karakteristikat e veta kulturore dhe tradicionale me facilitete të përshtatshme zhvillimi. Projekti “Njëqind drita për të gjithë” përmes rikualifikimit të lulishtes “Vaso Kadija” ka pasur si objektiv rivitalizimin total të lulishtes dhe kthimin e saj në një nga qendrat kryesore të rekreacionit në qytet duke plotësuar kështu rrjetin e lulishtave dhe hapsirave të gjelbërta të Bashkisë Shkodër e sidomos të qytetit si zonë urbane.
Lulishta Vaso Kadija ndodhet në një nga zonat më të populluara dhe të frekuentuara të qytetit, prandaj zgjodhëm të propozonim një projekt sa më gjithëpërfshirës siç ishte “100 Drita për të Gjithë”. Kjo lulishte pavarsisht gjelbërimin nuk kishte kushte për fëmijët dhe moshat e treta apo studentët të cilët preferojnë qëndrimin në mjedise të hapura, me hapsira të dedikuara ku mund të luajnë apo kalojnë kohën e lire. Lulishta është paisur me stola dhe tavolina për qëndrim dhe aktivitete rekreative të moshave të treta si dhe komunitetit përreth lulishtes. Hapsirat e dedikuara për lojrat e grupmoshave të ndryshme kanë krijuar mundësinë që fëmijët të kenë hapsirën e tyre ku të luajnë të sigurtë.
Kjo lulishte është kompletuar me peme dekorative, arredim urban të ri në shërbim të frekuentuesve duke e bërë atë edhe më atraktive përmes vendosjes së 100 Dritave LED të cilat krijojnë një dekor krejtësisht të rinovuar të saj duke rritur edhe sigurinë e frekuentimit. Realizimi i këndit të lojrave për fëmijë ka pasur një impakt të rëndësishëm tek fëmijët e shumtë të kësaj zone. Gjithashtu edhe moshat e treta kanë tashmë një hapsirë ku mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në një mjedis të përmirësuar.
Falë financimit nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si dhe bashkëpunimit me Programin Rajonal të Zhvillimit Shqipëri tashmë kemi një tjetër sipërfaqe të rikualifikuar në shërbim të komunitetit.
Vlera e realizimit të Projektit: 6 594 925


DLDP – Programi për Zhvillim Lokal e Decentralizim, Projekti Zyra me Një Ndalesë

Ky projekt është iniciativë e parë e kësaj përmase të realizuar nga Bashkia dhe një ndër projektet më të rëndësishme për institucionin tonë.
Në kuadër të këtij projekti ne kemi realizuar:
Ndërtimin e Zyrës me një ndalesë në Bashkinë Shkodër si qendër shërbimesh ndaj qytetarëve dhe biznesit me infrastrukturën fizike dhe i logjistikës së nevojshme për funksionimin e Z1N, si dhe Sistemin IT funksional dhe i pajisur me infrastrukturën e nevojshme Hardware dhe Software për dixhitalizimin e proceseve të punës për administratën e bashkisë.
Ngritja e zyrës me një ndalesë ku qytetarët do të kenë mundësi të marrin nga një zyrë e vetme dhe e posaçme kontakti brenda një kohe sa më të shkurtër të mundshme të gjithë informacionin, dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e nevojave të qytetarëve do të ndikojë në përmirësimin e informimit dhe komunikimit të Bashkisë Shkodër me qytetarët e saj dhe biznesin duke rritur transparencën dhe efektivitetin e administrimit dhe funksionimit të Bashkisë.
Hapja e kësaj qendre dhe instalimi i një infrastrukture elektronike bashkëkohore është guri i themelit të qeverisjes elektronike në Bashkinë Shkodër. Ngritja e qendrës shërbeu si pikënisje e një reforme të madhe në modernizmin e qeverisë dhe marrëdhënieve mes qendrës dhe drejtorive të bashkisë, duke mundësuar afrimin e Bashkisë Shkodër me standartet e avancuar të qeverisjes vendore.
Ky projekt ofron garancinë për shërbime administrative cilësore për komunitetin, qasje të shpejtë ndaj informacionit dhe shërbimeve, pritje e komunikim me sjellje etike dhe miqësore ndaj publikut, modernizim të menaxhimit të punëve të administratës, transparencë në vendimarrjen bashkiake.
Në kuadër të këtij projekti dhe të instalimit të qeverisë elektronike Bashkia ka ngritur dhe vënë në funksionim një infrastrukturë të teknologjisë së informacionit e cila i mundëson administratës së bashkisë dhe publikut një komunikimi modern dhe efektiv në ofrimin e shërbimeve dhe fuqizimin e demokracisë vendore. Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë që nëpërmjet kësaj qendre të marrin shërbime të informimit, zhvillimit të territorit, shërbimet sociale, këshillime juridike, taksat dhe tarifat, shërbimet publike dhe vendimarrjen e bashkisë.

Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) Krijimi i zonës së përmirësimit të Biznesit rruga “28 Nentori”

Bashkia Shkodër dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan, në zbatim të marrëveshjes ndërmjet tyre, për zhvillimin e projektit “Zona për Zhvillimin e Biznesit” të rrugës “13 Dhjetori dhe 28 Nentori”, është vënë në dispozicion zyra në ambjentet e bashkisë për mirëfunksionimin e aktiviteteve të kësaj shoqate, si dhe është realizuar transferimi për llogari të shoqatës vlefta e arkëtimeve nga tarifat e mbledhura të bizneseve anëtare të kësaj shoqate.


Projekti “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit të Shkodrës”.

Në Mars të vitit 2009 në Ujësjellësin e Shkodrës ka filluar zbatimi i Projektit “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja Mjedisore e Liqenit të Shkodrës” bashkëfinancim i tre donatorëve dhe me pjesëmarrjen e Qeverisë Shqiptare si vijon :
KfW (Qeveria Gjermane) – 7.5 mil. Euro
SECO (Qeveria Zvicrane ) – 7.5 mil. Euro
ADA (Qeveria Austriake ) – 1.9 mil. Euro
(Qeveria Shqiptare) – 0.5 mil. Euro


Programe dhe projekte në Bashkëpunim me Bankën Botërore

Bashkëpunimi i Bashkisë Shkodër me programe dhe projekte të ndryshme të aplikuar nga Banka Botërore në Shqipëri ka qenë i hershëm, shumë i frytshëm dhe njëkohësisht do ta konsideronim si shumë të suksesshëm. Ndihmesa e Bankës Botërore ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e madhe dhe shumë dimensionale në fusha mjaft të rëndësishme zhvillimore të rajonit të Shkodrës dhe në veçanti të qytetit tonë si:

  1. Hartimin e planeve dhe projekteve zhvillimi të qytetit
  2. Mbrojtjen e mjedisit
  3. Mbështetja e shtresave të margjinalizuara dhe në nevojë
  4. Arsim


Programi “SEENET 2

Një rrjet translokal për bashkëpunimin mes Italisë dhe Europës Juglindore”. Financohet nga Qeveria Italiane. Projekti ka objektiv të përgjithshëm forcimin e kapaciteteve të qeverive lokale në menaxhimin e politikave aktive dhe pjesëmarrëse në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe si qëllim specifik mbështetjen e zhvillimit të turizmit mjedisor përmes vlerësimit të burimeve kulturore dhe natyrore në territor.