Rregullore për shfrytëzimin e hapësirave publike

VENDIM

Nr. 175 Datë 21/03/2016

Për miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike

Në mbështetje ligji nrNr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e taksave Vendore”, i ndryshuar, ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, VKM. Nr. 1096 datë 28.12.2015 “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”, Ligji nr. Nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore, VKB nr.1 datë 22.1.2016 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër”,

VENDOSA:

Miratimin e rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike, bashkëngjitur materiali.

Ky vendim i njoftohet Këshillit Bashkiak Shkodër dhe Prefektit të Qarkut Shkodër.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen të gjitha Drejtoritë, Kryetarët e Rajoneve dhe Administratorët e Njësive administrative, të përfshira në këtë rregullore.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETAR
Voltana ADEMI

Rregullore për Hapësirat Publike