Bashkia Shkodër në shifra

Sipërfaqja: 873 km²

Popullsia: Numri i popullsisë në Bashkinë Shkodër është 213,217 banorë, me përqendrimin më të lartë të popullsisë në qytetin Shkodër me 116,593 banorë. Ndërsa për njësitë administrative përqendrimin më të lartë të popullsisë e ka njësia Rrethina me 29,115 banorë dhe atë më të ulët njësia administrative Shosh me 1,862 banorë.

Punësimi: Numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 25,058 persona, nga të cilat: 28 % në sektorin publik; 72 % në sektorin privat.

Ndërmarrje: Totali i bizneseve në Bashkinë Shkodër është 5,593 nga të cilat: 1,470 janë biznese të mëdha 4,069 janë biznese të vogla dhe 54 institucione.

Bujqësia dhe blegtori: Sektori bujqësor ka si produkte kryesore perimet, duhanin, patatet, ullinjtë dhe frutat, gjithashtu sektori blegtoral është tepër i zhvilluar, ku spikasin fermat dhe baxhot e përpunimit të qumështit.

Industria: Zona industriale e Shkodrës e cila ndodhet në periferi të qytetit është pjesërisht e zënë me biznese por ka hapësira të lira për shfrytëzim. Bizneset kryesore operuese janë: prodhim këpucësh dhe konfeksione, përpunime të materialeve elektrike dhe duralumin, përpunim druri, përpunim i duhanit, nënprodukte të mishit, ëmbëlsira etj.

Ndërtimi: Shkodra është një zonë dinamike dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Me lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit, ky sektor paraqet një tendencë në rritje. Në fushën e ndërtimit kemi një numër prej 53 subjektesh që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Shërbime: Për sa i përket fushës së shërbimeve, Bashkia Shkodër si qendër e madhe administrative ofron shërbime të ndryshme për qytetarët e saj duke filluar nga shëndetësia, arsimi, transporti publik etj. Gjithashtu në këtë sektor operojnë shumë biznese të cilat ofrojnë shërbime si: tregtare, transporti, telekomunikacioni, bankare, furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë, shërbime turistike etj.