Lagjet/Njësitë Administrative

Lagjet/Njësitë Administrative ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas shtrirjes gjeografike mbi komunitetin qytetar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe për sigurimin e veprimtarisë jetësore në territorin nën juridiksionin e tyre. Ndjekin zgjidhjen e problemeve të lindura në komunitetin e lagjes/NJA. Informojnë me shkrim drejtorinë dhe Kryetarin e Bashkisë për problemet që dalin në lagje/NJA zgjidhja e të cilave është jashtë kompetencave të tij. Presin kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.
Përcjellin në Drejtorinë e Urbanistikës proces-verbalet për shkelje të kushteve ligjore urbanistike të konstatuara në objektet e ndërtuara në lagje/NJA dhe nëpërmjet saj në Policinë e Ndërtimit dhe Policinë e Rendit.
Në bashkëpunim me punonjësit e rendit në lagje/NJA, brenda kompetencave ligjore, kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë për sigurimin e rendit e të qetësisë publike.
Lëshojnë dokumenta me vlerë ligjore (vertetime) për probleme që i kanë në kompetencë, mbështetur në verifikimin në vend e mbi bazë të dokumentave të pakundërshtueshëm autentik të qytetarëve brenda 7 ditëve.

Vendodhja e Lagjeve/ Njësive Administrative:

  1. Lagje Nr.1-Rruga: Bulevardi Zogu I
  2. Lagje Nr.2-Rruga: Lekë DUGAGJINI
  3. Lagje Nr.3-Rruga: Marin BIÇIKENI
  4. Lagje Nr.4-Rruga: 13DHJETORI
  5. Lagje Nr.5-Rruga: Marin BIÇIKENI
  6. Njësia Administrative Ana e Malit
  7. Njësia Administrative Bërdicë
  8. Njësia Administrative Dajc
  9. Njësia Administrative Guri I Zi
  10. Njësia Administrative Postribë
  11. Njësia Administrative Pult
  12. Njësia Administrative Rrethinat
  13. Njësia Administrative Shalë
  14. Njësia Administrative Shosh
  15. Njësia Administrative Velipojë