Forca e punës

Çdo person që është në moshën mes 15 dhe 64 vjeç (përjashtuar personat që janë joaktivë si nxënësit, studentët, invalidët, etj.) bëjnë pjesë në forcen punëtore. Marrëdhënia e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata e punës, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 153/2013 “Për punësimin civil”. Për tremujorin e parë të vitit 2017, rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 25,058 persona, nga të cilat 8,021 janë në sektorin publik dhe 17,037 në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin e Shkodrës, ndjekur nga njësia administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh.

Struktura e punësimit sipas sektorëve për vitin 2017 është si vijon:

  • 28% në sektorin publik;
  • 72% në sektorin privat.

Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër për vitin 2017.

EmërtimiGjendjanë fundtë muajitSipasgrupmoshaveSipasnivelitarsimor
GjithsejFemraK/familjarderi 19 vjeç20-24 vjeç25-29 vjeç30-34 vjeç35-39 vjeç40-44 vjeç45-50 vjeçmbi 50 vjeçmë pak se fillorfillor9 vjeçarmesëm i përgjmesëm profuniversitar
Punëkërkues të papunësuar gjithsej4,6482,2492,1401783932582422954928131,977592262,4391,055596273

Në vitin 2018 rezulton se janë të regjistruara si punëkërkuese të papuna 2,249 gra, ose 48% e totalit të të papunëve të regjistruar.