Paketa fiskale parashikon planifikim dhe investime që krijojnë mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm të balancuar për të gjithë territorin, duke mbrojtur burimet natyrore. Kjo qasje bazohet në përforcimin e identitetit të secilës zonë të Bashkisë, duke patur parasysh burimet natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve dhe traditën, me synimin e përhershëm të rritjes së nivelit të jetesës.
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetqeverisjen vendore” dhe Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, Ligjin nr. 68/2017, datë 27.4.2017 “Për financat e vetqeverisjes vendore”. Në të ardhurat vendore përfshihen kryesisht:
Të ardhurat e veta
Të ardhura nga taksat vendore
Të ardhura nga taksat e ndara
Të ardhura nga tarifat vendore
Të ardhura të tjera
Të ardhura nga donacione dhe grante ndërkombëtare
Transferta nga qeverisja qendrore
Transfertë e pakushtëzuar
Transfertë e pakushtëzuar sektoriale
Transfertë e kushtëzuar
Për më shumë informacion në faqen web – Paketa fiskale.