Program buxhetor afatmesëm vendor Programi Buxhetor Afatmesëm parashikon një mbulim sa më të plotë të territorit me shërbime publike cilësore me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore urbane dhe asaj rurale, përmirësimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin, rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta.
Zgjerimin e linjave të transportit urban të qytetit dhe rrethqytetëse si dhe ndërtimin e terminalit për akomodimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve të reja, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe aksesit.
Mbështetjen e iniciativave për zhvillimin e zonave të përmirësimit të biznesit, nxitjen e investimeve në kërkim dhe zhvillim (start-up) dhe zhvillimin e SMS-ve ekzistuese.
Mbrojtjen e tokave bujqësore, reabilitimin dhe investimin e infrastrukturës bujqësore, promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore.
Mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, përmirësimin e sistemit të edukimit dhe trajnimit profesional, sigurimin e kushteve sa më dinjitoze për fëmijët dhe të rinjtë shkodranë.
Mbulimin e territorit me shërbime sociale sipas nevojave të komunitetit
Zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive
Sigurimin e mbrojtjes civile dhe menaxhimin e katastrofave në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.