Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2024

Nr.Data e regjistrimitObjektiData e kthimit të përgjigjesStatusi i kërkesësTarifa
0108.01.2024
Nr.302
protokolli
Mbi dëmet në pyje
1. Sa ka qënë sipërfaqja dhe volumi i prerjeve të paligjshme të drurëve (2020 – 2023)?
2. Sa ka qënë sipërfaqja e djegur plotësisht nga zjarri ( 2020-2023)?
3. Sa ka qënë volumi i djegur plotësisht ( 2020- 2023)?
4. Sa ka qënë volumi i djegur, por ende i përdorshëm ( 2020-2023)?
5. Sa ka qënë numri i zjarreve ( 2020-2023)?
6. Cilat kanë qënë shkaqet e zjarreve, për secilin ( 2020-2023)?
7. Cili ka qënë dëmi financiar i shkaktuar nga djegia (nëse është bërë një vlerësim I tillë për të katër vitet)?
8. Cilatzona(parcele/pyjore/fshat/ekonomi pyjore/ngastra/nëngastra) u prekën nga zjarret ( 2020- 2023)?
Mbi shfrytëzimin e pyjeve
1. Sa ka qënë sasia e shfrytëzuar (në sipërfaqe dhe në volum) e lëndës drusore për secilin vit ( 2020-2023); konkretisht: sa për dru zjarri; sa për lëndë punuese; sa për qymyr etj.? Fjala është për shfrytëzime të cilat lejohen,pavarësisht situatës nën moratorium, si psh: shfrytëzim për nevoja të ngrohjes së banorëve etj.
2. Sa ka qënë sipërfaqja e pakësuar nga ndryshimi i përdorimit të fondit pyjor (për ndërtime HEC-esh; për shfrytëzime karrierash, si dhe për kryerjen e projekteve të tjera ( 2020- 2023)?
3. Sa është shuma totale e shpenzimeve të kryera, në shërbim të mirëmbajtjes së fondit pyjor dhe kullosor?
Mbi të ardhurat e siguruara nga fondi pyjor dhe kullosor
1. Cila është shuma totale e të ardhurave të siguruara nga fondi pyjor dhe kullosor,gjatë viteve 2020; 2021; 2022 dhe 2023?
2. Cilat janë ekonomitë pyjore në bashkinë tuaj? 3. Sa është totali të ardhurave të marra në secilën ekonomi pyjore gjatë 2020; 2021; 2022 dhe 2023?
4. Sa është numri i plazheve të licensuara?
5. Cilat janë zërat kryesorë të të ardhurave që merr bashkia nga shfrytëzimi i fondit pyjor dhe kullosor
6. A tregtoni lëndë drusore në bashki të tjera, të cilat mund të kenë paraqitur një nevojë të tillë, sipas një marërveshje mes bashkive?
7. A keni parqe bashkiake, territore (monumente) natyrore, të cilat gëzojnë status
(mbrojtje)?
8. Sa para janë mbledhur nga biletat në hyrje të parqeve bashkiake, apo
monumenteve (në rast se keni të tilla në dispozicion) gjatë viteve 2020; 2021;2022 dhe gjatë vitit 2023?
9. Sa kushton bileta e hyrjes (në rast se këni të tilla)?
10. A e keni ngritur bazën e të dhënave mbi prodhimet drusore dhe jodrusore nga pylli, të përfituara nga shfrytëzimi dhe të shitura, me vendndodhjen e tyre, si dhe të
shërbimeve të ofruara në pyje së bashku me tarifat, çmimet apo vlerat përkatëse?
Mbi rehabilitimet e fondit pyjor dhe kullosor
1. Sa fidanë keni mbjellë gjatë secilit vit: 2020- 2023?
2. Në cilin vit janë miratuar Planet e Mbarështimit dhe kur mbarojnë afatet e tyre?
3. A keni aplikuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për dokumentin e mundësisë vjetore të shfrytëzimit të fondit pyjor dhe kullosor, për vitin 2020- 2023?
Kopje të regjistrit kombëtar të fondit pyjor dhe regjistrin e fondit kullosor në nivel
vendor.
12.01.2024
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0208.01.2024
Nr.274
protokolli
1.Sa organizata/grupe interesi jane njoftuar për konsultim?
2.Sa aktorë kanë marrë pjesë në konsultim?
3.Informacion mbi buxhetimin gjinor.
16.01.2024
Nr. 274/1
protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0310.01.2024
Nr. 521
Protokolli
1.Sa zjarrëfikës ka aktualisht struktura e zjarrëfiseve të Bashkisë Shkodër?
2.Sa mjete zjarrëfiseve disponon Bashkia Shkodër?
3.A ka zhvilluar tendera Bashkia Shkoder për përmirërimin e infrastructures kundër zjarreve gjatë 5 viteve të fundit?
4.A ka pasur donacione drejt reparteve zjarrëfikese në Bashkinë Shkodër?
16.01.2024
Nr.7/1
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0412.01.2024
Nr.726 protokolli
1. Sa është shuma vjetore e shpenzuar nga Bashkia juaj për vitin 2023 për hostimin, domainin dhe shërbimet e faqes zyrtare web të Bashkisë Suaj?( në LEK)
2. A ka bashkia juaj një program të miratuar transparence dhe nëse po kur është miratuar ai(viti)?
3. Sa është numri i kërkesave për informim që kanë ardhur vetëm elektronikisht në bashkinë tuaj?
16.01.2024
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0516.01.2024
Nr.909
protokolli
1. Sa është numri i akteve ligjore që keni konsultuar me organizatat jofitimprurese gjatë vitit 2023?
2. Sa është numri i OJFve që kanë marrë pjesë në këto konsultime?
3. A ka institucioni juaj koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik?
4. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile.
5. A ka organe këshillirnore që funskionojnë prane institucionit tuaj?
6. A janë të përfshirë përfaqesues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj?
7. Gjatë 2023, a ka patur institucioni juaj grupe të përbashkëta pune me pjesërnarrjen e OJF-ve?
8. A është trajnuar stafi i institucionit tuaj mbi veprimtarinë dhe funksionimin e OJF-ve?
9. A ofron institucioni juaj licensa për shërbime të caktuara që ofrohen nga OJF?
10. Sa është numri i OJF-ve të licensuara sipas llojit/llojeve të shërbimit?
25.01.2024
Nr.909/1
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0628.01.2024
E-mail
1. Lista e të gjithë pronave që zotëron Bashkia e Shkodrës, vendodhja e tyre.
2. Kopje të gjitha kontratave të dhënies me qera të pronave që zotëron Bashkia Shkodër.
01.02.2024
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0706.02.2024
Nr.2513
protokolli
Cila është ndihma që jep Bashkia Shkodër për rastet e dhunës në familje?
A ka një buxhet të specifikuar dhe strukturë për te mbështetur viktimat e dhunës në familje?
13.02.2024
Nr.2513/1
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0807.02.2024
Nr.2548
protokolli
Mbi projektin e rrugës Shëngjin – Velipojë.
Konkretisht në cilën fazë të zhvillimit të projektit ndodhemi aktualisht?
A janë plotësuar dokumentacioni përkatës nga Bashkia Shkodër lidhur me miratimin e lejes si dhe procesin e dokumentacionit për shpronësim të pronarëve të cilët preken nga investimi publik?
08.02.2023
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
0912.02.2024
Nr.2891
protokolli
1. A ka bashkia programe për punësimin dhe aftësimin e të pastrehëve me qëllim adresimin
e problematikës së vuajtur nga ky segment i shoqërisë?
2. A ka programe në vend për punësimin e tyre?
3. Sa persona të pastrehë kanë përfituar nga këto politika dhe programe? Të çfarë forme janë këto programe?
4. Cilat janë sfidat në zbatimin e këtyre politikave?
5. Sa janë fondet buxhetore që institucioni reservon për të zbatuar këto politika?
6. Çfarë programesh aplikoni për suportin, integrimin në shoqëri dhe tregut të punës,
financime për këtë kategori shtrese në nevojë?
20.02.2024
Nr.2891/1
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1021.02.2024
Nr.3616
protokolli
A kanë përfituar OJF-të fonde publike nga institucioni juaj gjatë vitit 2023?
Sa OJF kanë aplikuar për fonde publike pranë institucionit tuaj gjatë vitit 2023?
Sa OJF kanë përfituar nga këto fonde? Ju lutem bashkëngjisni listën e fituesve së bashku me buxhetet përkatëse.
Keni ofruar mbështetje jo financiare për OJF-të gjatë vitit 2023?
Nëse keni ofruar mbështetje jo-financiare gjatë vitit, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje?
Cili ka qënë lloji i mbështetjes jo-financiare të ofruar mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj.
01.03.2024
Nr.3616/1
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1101.03.2024
Nr.4538
Protokolli
E-mail
Çfarë projekti ka bashkia për vijimësinë e aktivitetit të Kinemasë së qytetit?
Çfarë projekti zbatoi bashkia për ndryshimin e imazhit të saj?
Çfarë vlere kishte projekti?
A ka institucioni një koment në lidhje me debatin për ngjyrën e lyerjes së godinës së kinemasë që është diskutohet në Shkodër, por jo vetëm? Përse u zgjodh pikërishtë ajo ngjyrë?
11.03.2024
Nr.5299
Protokolli
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1228.03.2024
Nr. 6397
Protokolli
e-mail
Në lidhje me projektet e rezalizuara në “Pedonalen e Qytetit të Shkodrës” dhe më specifikisht tek Rrugët “28 nëntori” dhe “13 dhjetori”, si edhe Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër – “Gjuhadol”, kërkojmë informacion lidhur me:
1. Cilat janë projektet e hartuara dhe të zbatuara në 10 vitet e fundit për këto zona?
2. Cilat kanë qenë vlerat dhe afatet e realizimit të tyre?
3. Cili ishte objekti i këtyre projekteve?
4. A janë konstatuar më herët nga Inspektorati Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë suaj, parregullsi lidhur me ndërhyrjet e paligjshme në fasadat e zonës historike?
5. Në lidhje me projektin “Restaurim i fasadës – rindërtim i Kafes së Madhe dhe ndërtim i ambienteve ndihmëse”, a është aplikuar për leje pranë bashkisë?
6. A është kërkuar ndërprerja e punimeve nga IMT Bashkia Shkodër?
16.04.2024
E-mail
Përgjigje
PërfunduarNuk ka
1315.04.2024
Nr. 7750
Protokolli
e-mail
Sa është buxheti i parashikuar për artin dhe kulturën për vitet 2022-2023? Sa nga ky buxhet është alokuar?
Kopje të listës së projekteve të financuara në art dhe kulturë nga institucioni për vitet 2022-2023 ku të përfshihen të dhëna lidhur me: titullin e projektit, vlerën e financuar, aplikanti përfitues, kohën e realizimit të projektit.
23.04.2024
Nr.7750/1
Protokolli
Postë
Përgjigje
PërfunduarNuk ka