Shpallje fituesi

Në bazë të Ftesës së Hapur të shpallur në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër, për Projektet Artistike si: “Festival Jazz-i”, “Festa e Trashëgimisë Kulturore”, “Light Festival Shkodra”, me datë 06.06.2024 u mblodh Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër, i cili pas shqyrtimit të projekteve të ardhurura, doli me përfundimin e mëposhtëm:

Fitues për projektin “Festival Jazz-i” – Shoqata Kulturore “Rrok Jakaj”

Fitues për projektin “Festa e Trashëgimisë Kulturore” – Qëndra ZA

Fitues për projektin “Light Festival Shkodra” – Qëndra “Foleja e Zejeve”