Ftesë e hapur për aktivitetin “Light Festival Shkodra ”

’Light Festival’’ do të organizohet për herë të parë në Shkodër, një vëndtakim për të promovuar historinë, trashëgiminë kulturore, bukuritë shkodrane, por edhe argëtimin me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike. Ky aktivitet duke sjellë ekspozita të shumta, performanca artistike, rritet e vjetra kulturore, panaire artizanati, kulinari life, koncert, etj duke i organizuar njëhohësisht në një thrialon. Krijmi i një etno – mozaiku të traditës dhe realitetit kulturor, etnografik me një program të pasur do të shpërfaqë begatinë e thesarit kulturor dhe traditave të vendit tonë gjatë sezonit veror.
Projekti është menduar të realizohet në muajin Gusht, kohë kur prania e turistëve në vendin tonë është e lartë.

Qëllimi i projektit:

  • Promovimin i territorit nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve masive artistiko-kulturore;
  • Promovimi i vlerave të trashëgimisë tonë kulturore.
  • Nxitja e institucioneve kulturore për bashkëpunim.
  • Nxitje e zhvillimit ekonomik dhe turistik të zonës.
  • Pasurimi i jetës artistike dhe kulturore në territorin e Bashkisë Shkodër, vende që mbartin vlera të spikatura turistike dhe pasuri kulturore.

Kriteret që kërkohen për organizimin e kësaj feste:

  • Në bazë të kalendarit kulturor të Bashkisë Shkodër ’Light Festival’’ do të zhvillohet në muajin gusht ne Shirokë.
  • Subjekti që merr përsipër realizimin e ’Light Festival’’, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e organizimin e eventeve të ngjashme.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
  • Subjekti duhet të jetë i njohur në rrethin artistik dhe më gjërë. Ai duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë me solistë apo grupe, shqiptare, që lëvrojnë këto rryma muzikore. Performancat mund të jenë edhe në interaksion me zhanrre të ndryshme të artit skenik, të cilat mund të pasurojnë panoramën e aktivitetit.
  • Vlerësohet cilësia artistike e projektit dhe zbatimi i kritereve të vendosura.
  • Subjekti duhet të marrë përsipër promovimin e aktivitetit, përmes banerave, ftesave, lajmërimit në media etj. Promovimi i aktivitetit duhet të shpërndahet minimumi 10 ditë para fillimit të eventit, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  • Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Shkodër.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti, duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëlidhur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri, është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetefinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 21.05.2024 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve datë 04.06.2024.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 06.06.2024
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 07.06.2024
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokoll, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 1,500,000 lekë.

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori/individi që merr përsipër realizimin e aktiviteteve, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore;
  2. Operatori/individi duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të përmasave të mëdha;
  3. Operatori/individi duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë;
  4. Vlerësohet cilësia artistike e projektit dhe pjesëmarrja e emrave të njohur të skenës.

Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit ’Light Festival’’

Aktivitetet do të zhvillohen gjatë muajit Gusht 2024 në Shirokë ;

  1. Subjekti/Individi duhet të parashikojë minimalisht 1 koncert me këngëtarë më të njohur të skenës shqiptare
  2. Subjekti/Individi duhet të organizojë panair kulinarie me gatime tipike të zonës.
  3. Subjekti/Individi duhet të organizojë sporte ujore, parada e vespave ,yoga, facepainting dhe lojra të ndryshme për fëmijë, në Shirokë.
  4. Subjekti duhet të marrë përsipër promovimin e aktivitetit, përmes banerave, ftesave, lajmërimit në media etj. Promovimi i aktivitetit duhet të shpërndahet minimumi 10 ditë para fillimit të tyre, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Shkodër.
  5. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës, në Bashkinë Shkodër.

Shkarko Formularin e aplikimit.