Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele për kategorinë ekzekutive dhe e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta e të posaçme të përcaktuara në shpalljet për konkurrim, shpall vijimin e proçedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë ekzekutive dhe të ulët drejtuese për pozicionet :

1 (një) Përgjegjës, Sektori i Ndjekjes së Investimeve, Drejtoria e Përgjithshme planifikimit dhe zhvillimit të territorit, kategoria III-a

Ridvan Guri

1 (një) Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës III-b

Dorina Shkreli

1 (një) Specialist, Ndihmës Ekonomike, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike (Nj.Admin Bërdicë), kategoria e pagës III-b

Izmir Aleti

Intervista do të zhvillohet me datë 13.05.2024, ora 09:00, në ambientet e Bashkisë Shkodër