Lajmërim për vend të lirë pune

Bashkia Shkodër njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Koordinator projekti me kohë të pjesshme me 60% të kohës për gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit pune në kuadër të projektit “HOLD ON – Nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë” është shpallur fitues në kuadër thirrjes për projekte “Erasmus+”, një program i Bashkimit Evropian, i financuar nga Agjencia Kombëtare Franceze e rinisë dhe sportit.

TERMAT E REFERENCËS

Projekti: “HOLD ON – Nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë” është shpallur fitues në kuadër thirrjes për projekte “Erasmus+”, një program i Bashkimit Evropian, i financuar nga Agjencia Kombëtare Franceze e rinisë dhe sportit
Pozicioni: Koordinator projekti
Vendi: Bashkia Shkodër
Kohëzgjatja: 2024 deri në fund të Janarit 2025

Bashkia Shkodër po zbaton projektin: “HOLD ON – Nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë” është shpallur fitues në kuadër thirrjes për projekte “Erasmus+”, një program i Bashkimit Evropian, i financuar nga Agjencia Kombëtare Franceze e rinisë dhe sportit.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: Përmirësimi i aksesit e të rinjve në shërbimet mbështetëse të shëndetit mendor dhe angazhimi proaktiv i tyre në përmirësimin e rezultateve të shëndetit mendor.

Objektivat e projektit:
OS.1: Forcimi dhe inkurajimi i të rinjve që të mbështesin të tjerët, në kalimin e sfidave të tyre të shëndetit mendor, nepërmjet krijimit të shërbimeve joformale mbështetëse.
OS.2: Pajisja e profesionistëve që punojnë me të rinjtë me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të krijuar mjedise mbështetëse dhe ofrimi i shërbimeve joformale të shëndetit mendor për të rinjtë.
OS.3: Nxitja e shkëmbimit të praktikave të mira në shërbimet mbështetëse të shëndetit mendor të të rinjve dhe nxitja e politikave më të mira, ndaj nevojave të shëndetit mendor të të rinjve.
OS.4: Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor të të rinjve dhe rëndësia e reagimit të komunitetit.

Përgjegjësitë e Koordinatorit përfshijnë:

  • Koordinimi dhe implementimi i projektit në nivel lokal në bashkëpunim me donatorët e projektit;
  • Planifikimi, monitorimi dhe raportimi i aktiviteteve te projektit;
  • Hartimi i raporteve periodike narrative dhe financiare të projektit dhe koordinimi me donatorin;
  • Koordinimi dhe bashkëpunimi i punës me institucionet vendore, organizatat dhe donatorët;
  • Përgjegjës për aktivitetet dhe veprimtaritë e përditshme të shërbimeve të ofruara për të rinjtë në rrjetin e Qendrave Komunitare “Për Familjen”;
  • Përgjegjës për përgatitjen e planit të aktiviteteve javore/ mujore të aktiviteteve të projektit;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e buxhetit të projektit sipas legjislacionit shqiptar dhe atij të BE-së;
  • Ndjekja e proçedurave të prokurimit për projektin;
  • Të ndjekë dhe raportojë tek Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik realizimin e aktiviteteve sipas planit kohor;
  • Detyra të tjera që mund të caktohen.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universitare në Shkenca Ekonomike niveli minimal i diplomës – Master Profesional.
  • Përvojë e mëparshme pune në organizata lokale apo ndërkombëtare (jo më pak se 3 vjet).
  • Preferohet të ketë përvojë të mëparshme profesionale në punën e drejtpërdrejtë me shërbimet e kujdesit shoqëror.
  • Përvojë e mëparshme pune në koordinimin, implementimin dhe raportimin e projekteve.
  • Personalitet i organizuar mirë, i aftë për t’i dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi të forta analitike dhe të menduar kritik.
  • Aftësi të mira të punës në ekip.
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe të komunikimit.
  • Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune edhe kur punon nën presion.
  • Njohuri të avancuara të MS Office.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (në të folur dhe shkruar).

DOKUMENTACIONI:

Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni deri në datën 12 mars 2024 dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë, Bashkia Shkodër, Rr. “13 Dhjetori”, Nr.1, Shkodër.

  1. Fotokopja e kartës së identitetit.
  2. Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
  3. Jetëshkrimi (CV).
  4. Çertifikatë personale.
  5. Çertifikatë familjare.
  6. Fotokopja e diplomës së masterit si dhe listë të notave.
  7. Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
  8. Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
    https://www.drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
  9. Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
  10. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  11. Adresë e plotë vendbanimi saktësim adrese;
  12. Foto (2 copë);
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (2 copë).
  14. Lista e inventarit për dokumentacionin e mësipërm.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 20 pikë për përvojën,
b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.