Njoftim në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit për pranim në Policinë bashkiake, pozicioni përgjegjës, sektori i kontrollit dhe mbrojtjes së territorit

Në mbështetje të ligjit nr.89/2022, datë 22.12.2022 “Për Policinë Bashkiake” Kreu III, neni 12 dhe 23 “Pranimi, formimi dhe përfundimi i marrëdhënieve të punës”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”,
Bashkia Shkodër, në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve për pranim në Policinë Bashkiake, pozicioni Përgjegjës, Sektori i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Shkodër, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e testimit me shkrim për vendet e lira në Policinë Bashkiake për pozicionet :
Përgjegjës, Sektori i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit

Kandidatë të kualifikuar janë :

  1. Ahmet Molla
  2. Enver Gjeta

Testimi me shkrim do të bëhet pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër me datë 11.12.2023 ora 10: 00

Intervista e strukturuar me gojë do të bëhet pranë ambjenteve të Bashkisë Shkodër me datë 11.12.2023 ora 13: 00

Kandidatët ditën e testimit duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti