Nr. | Data e regjistrimit të kërkesës | Objekti | Data e kthimit të përgjigjes | Statusi i kërkesës | Tarifa |
01 | 03.01.2019 e.mail | Informacion mbi politikat e bashkisë për të rinjtë (struktura përgjegjëse, borde rinore, buxheti vejtor, të punësuar etj.) të grupmoshës 15-29 vjeç | 16.01.2019 e.mail Jepet informacioni i kërkuar | Përfunduar | Nuk ka |
02 | 08.01.2019 Nr.286 protokolli | Kopje të procedurave që ndiqen për ofrimin e shërbimeve në qendrat komunitare; të njoftimeve të realizuara për përzgjedhjen e përfituesve; të raporteve periodike mbi veprimtarinë; të rregullores së ofrimit të shërbimeve | 21.01.2019 Nr.286/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
03 | 08.01.2019 Nr.432 praktike | Informacion për liçencat dhe çertifikatat e lëshuara për shërbime të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve (kopje të dokumentacionit). | 21.01.2019 Nr.969 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
04 | 09.01.2019 Nr.324 protokolli | Numri i përgjithshëm i kërkesave për informacion dhe të atyre të cilave u është refuzuar dhënia e informacionit në Bashkinë Shkodër, për periudhën janar-dhjetor 2018 | 11.01.2019 Nr.324/1 prot Numri total i kërkesave është 110, i atyre të refuzuara 2, (njëra pjesërisht) | Përfunduar | Nuk ka |
05 | 10.01.2019 Nr.401 protokolli | Cila është struktura e burimeve njerëzore në qendrat komunitare dhe mënyra e përzgjedhjes së tyre? Ku publikohet aktiviteti i këtyre qendrave? | 21.01.2019 Nr.401/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
06 | 10.01.2019 Nr.400 protokolli | Sa është buxheti vjetor i qendrave komunitare dhe sa përqind mbulohet nga bashkia dhe në çfarë zërash? Cila është vlera e financimit për ngritjen e secilës prej këtyre qendrave dhe cili ështe burimi i financimit? | 21.01.2019 Nr.400/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
07 | 10.01.2019 Nr.399 protokolli | Cilët janë partnerët lokal dhe të huaj, që kontribojnë në ofrimin e shërbimeve në qendrat komunitare dhe si? Si realizohet përzgjedhja e partnerëve nga Bashkia Shkodër? | 21.01.2019 Nr.399/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
08 | 10.01.2019 Nr.398 protokolli | Kopje të dokumentave të publikuar apo çdo dokument zyrtarë në lidhje me masat që janë marrë për ardhjen në ndihmë të grupet në nevojë të vendosura në vështirësi si rezultat i rishjeve të dendura të borës. | 21.01.2019 Nr.398/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
09 | 14.01.2019 Nr.12 portal | Duke ju referuar kërkesës sonë “Deklaratë paraprake” për mirëmbajtje të rrjetit infrastrukturor ekzistues nëpërmjet sistemit e_leje online në bazë dhe për zbatim të VKM Nr. VENDIM Nr. 408… | 14.01.2019 Kërkesa është e paqartë! (në portal ndodhet në statusin për sqarim) | Përfunduar (pas bisedës me kërkuesin) | Nuk ka |
10 | 17.01.2019 Nr.741 protokolli | Listën e plotë të kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve rrugore dhe të kapacitetëve njerëzore dhe teknike të tyre të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimi janarit 2019. | 30.01.2019 Nr.741/1prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
11 | 23.01.2019 Nr.1081 protokolli | Kopje marreveshje bashkëpunimi apo dokument tjetër ndërveprimi të përbashkët të Bashkisë Shkodër me shërbimin e provës për monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbikëqyrjen elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor. | 29.01.2019 Nr.1083/1prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
12 | 23.01.2019 Nr.1086 protokolli | Listën e emrave dhe kontaktet përkatëse të personave të angazhuar në strukturat e specializuara të shërbimit social për rastet e dhunës në familje. Cilat janë menyrat që përdoren për referimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe monitorimin e ekzekutimit të urdhrave të mbrojtjes e të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes? | 29.01.2019 Nr.1086/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
13 | 23.01.2019 Nr.1084 protokolli | A ka ngritur Bashkia Shkodër struktura apo qendra publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve? | 29.01.2019 Nr.1084/1prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
14 | 23.01.2019 Nr.1083 protokolli | Listen e organizatave partnere me të cilat koordinohet puna për parandalimin e dhunës në familje. | 29.01.2019 Nr.1083/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
15 | 23.01.2019 Nr.1085 protokolli | Sa qendra sociale për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje janë ngritur nga Bashkia Shkodër? Sa është numri i qendrave të emergjencës për trajtimin e menjëhershëm të viktimave të dhunës në familje dhe kapacitetet akomoduese? | 29.01.2019 Nr.1085/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
16 | 23.01.2019 Nr.1082 protokolli | Cilat janë masat që ka marrë Bashkia Shkodër për zbatimin e vendimit gjyqësor, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese, për ndarjen e dhunuesit nga familia, me qëllim lënien në përdorim të banesës familjare viktimës dhe fëmijëve? Kopje të dokumentave zyrtarë të hartuar në bashkpunim dhe me organe tjera ligjzbatuese | 29.01.2019 Nr.1080/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
17 | 23.01.2019 Nr.1080 protokolli | Sa është numri i raporteve të Zyres së Shërbimeve Sociale në funksion të monitorimeve të urdhrave të mbrojtjes të leshuara nga gjykata për viktimat e dhunës në familje. | 29.01.2019 Nr.1080/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
18 | 01.02.2019 Nr.1626 protokolli | A ka përfunduar vlerësimi i pasurive për banorët e “Harkut të Bërdicës” në kuadër të ndërtimit të rrugës Shkodër-Velipojë? Nëse po, në çfarë vlere për m2? | 08.02.2019 Nr.1626/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
19 | 04.02.2019 Nr.1709 protokolli | A është marrë në dorëzim nga bashkia rruga Shkodër-Dajç (segmenti rrugë Velipojës-Mushan)? Nëse po, kopje të aktit të dorëzimit | 15.02.2019 Nr.1709/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
20 | 06.02.2019 Nr.1879 protokolli | Sa është buxheti i planifikuar për vitin 2019? Sa taksa në lekë janë mbledhur gjatë vitit 2018? | 08.02.2019 Nr.1879/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
21 | 07.02.2019 Nr.1946 protokolli | Informacion për adresën e sakta të vendbanimit për palën e paditur. | 15.02.2019 Nr.1946/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
22 | 07.02.2019 Nr.2001 protokolli | Informacion për projektin “Jeto me sportin” | 13.02.2019 Nr.2324 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
23 | 11.02.2019 Nr.3265 praktike | Kopje të dosjes së aplikimit të bërë për strehim | 15.02.2019 Nr.2489 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
24 | 15.02.2019 e.mail | Sa ishte numri i punonjësve të bashkisë dhe drejtorive në varësi për vitin 2018 dhe sa do të jetë në vitin 2019? Sa të ardhura janë mbledhur gjatë vitit 2018 dhe sa është parashikuar për vitin 2019? Sa ishte niveli i investimeve në 2018 dhe sa është parashikuar për vitin 2019? | 15.02.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
25 | 21.02.2019 e.mail | A është miratuar programi i ri i transparencës? (data, tarifat për dhënë informacioni, lista e njësive administrative dhe nëndarjet, orari i pritjes së qytetarëve etj) | 22.02.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
26 | 05.03.2019 e.mail | Informacion të detajuar dhe aktet përkatëse, nëse pasuria e paluajtëshme me nr._______, Z.K._____, e ndodhur në Njësinë Administrative Bërdicë, fshati Bërdicë e Sipërme, ka kaluar me akt nënligjor në zbatim të Ligjit nr.8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar, në favor të Bashkisë Shkodër. | 05.03.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
27 | 06.03.2019 Nr.4228 praktike | Informacion nëse pasuria me nr., Z.K.___, ka kaluar në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe aktet në pronësi të saj. | 18.03.2019 Nr. 4319 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
28 | 11.03.2019 Nr.3852 protokolli | Sa është sip. e gjelbër përgjithshme në bashki? Sa është sip. e gjelbër për banor, brenda vijës së verdhë? Masat e marrë për gjelbërimin e qytetit? Shuma e investuar për gjelbërimin nga viti 2015-2018? Numri i personave të vdekur nga sëmundje të aparatit të frymëmarjes nga viti 2015-2018? | 18.03.2019 Nr. 4319 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
29 | 15.03.2019 Nr.4510 praktike | Kopje të plan vendosjes së lejës së ndërtimit të lëshuar në favor të institucionit | 26.03.2019 Nr.4732 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
30 | 19.03.2019 Nr.4625 praktike | Kopje të dosjes së trajtimit si person me aftësi të kufizuara | 25.03.2019 Jepet, kopje e dosjes së trajtimit si person me aftësi të kufizuara | Përfunduar | Nuk ka |
31 | 20.03.2019 Nr.4707 praktike | Informacion për kategorinë e rrugës “Skender Anamali”, lagje 1, Shkodër | 25.03.2019 Nr.4602 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
32 | 26.03.2019 Nr.4646 protokolli | Kopje të listës së punonjësve të Bashkisë Shkodër | 28.03.2019 Nr.4944 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
33 | 26.03.2019 | A ka, Bashkia Shkodër një plan për strehimin e komunitetit Rom në streha të përkohshme në lagjen Top-Hanë dhe kampet e tjera ku jeton komuniteti Rom? | 04.04.2019 Nr.4789/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
34 | 27.03.2019 | Informacion mbi dokumentacionin e plotë mbi një gjobë vendosur subjektit “______________” sh.p.k, nga Policia Bashkiake Shkodër | 01.04.2019 Nr.5197 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
35 | 04.04.2019 Nr.5493 protokolli | Informacion mbi masat e ndërmara për mirëmbajtjen dhe plotësimin me sinjalistikë në rrugën nacionale Shkodër – Hot i Ri – Mes | 17.04.2019 Nr.6454 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
36 | 11.04.2019 Nr.6059 protokolli | A bëhet shpallja martesore vetëm me çertifikatat e lindjes dhe me pasaportë, të të dy bashkëshortëve shqiptar, apo duhet patjetër karta e identitetit për të cilën kemi aplikuar por skemi kohë të presim aq gjatë pasi femija do lindë më shpejt? | Nr.6059/1 12.04.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
37 | 17.04.2019 Nr.6461 protokolli | Në cilat programe, institucione, projekte kombëtare dhe ndërkombëtare ka aplikuar Bashkia Shkodër për fitimin dhe zbatimin e projekteve gjatë viteve 2014 -2018? Sa aplikime janë bërë çdo vit gjatë kësaj periudhe dhe sa prej tyre janë fituar? Cili ka qenë objekti i aplikimit dhe shuma për të cilën është aplikuar? Nëse nuk është bërë asnjë aplikim apo është një numër i vogël aplikimesh, për çfarë arsyesh ka ndodhur kjo? | Nr.6461/1 prot 26.04.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
38 | 26.04.2019 Nr.6155 praktike | Kopje të praktikës për një gjobë të vendosur nga KLSH me emërtimin sekuestrim /zhdëmtime në shumën 302.020 lekë në emër të…. | Nr.7533 prot 06.05.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
39 | 30.04.2019 Nr.7042 protokolli | Cilat janë zonat më të rrezikuara nga përmbytjet, numri i popullsisë, i ndërtesave dhe aktivitetet ekonomike që ushtrohen në këto zona? Planet dhe politikat e Bashkisë Shkodër për emergjencat civile? Sa përqind e ndërtimeve në zonat e rrezikuara janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore? | 15.05.2019 Nr.8254 prot. Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
40 | 06.05.2019 Nr.7484 protokolli | Nëse rezulton të keni projekte publike në zhvillim, keni dhënë leje ndërtimi apo çdo të drejtë tjetër reale, në pasurinë me sip. 109.000 m2, Z.K.2597, fshati Mali Kolaj, Nj.Ad. Velipojë, Shkodër? | 21.05.2019 Nr.7484/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
41 | 06.05.2019 Nr.7511 protokolli | Nëse rezulton të keni projekte publike në zhvillim, keni dhënë leje ndërtimi apo çdo të drejtë tjetër reale, në pasurinë me sip. 320.000 m2, Z.K. 3838, fshati Vukatanë, Nj.Ad. Gur i Zi, Shkodër? | 22.05.2019 Nr.7511/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
42 | 07.05.2019 Nr.7669 protokolli | Evolucioni i popullsisë në Theth gjatë viteve. Të ardhurat për frymë të banorëve të Thethit. Niveli i emigracionit dhe të ardhurat nga remitancat në Theth. | 17.05.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
43 | 08.05.2019 Nr.7732 protokolli | Kopje të planimetrisë të rrugës “Kacelaj”, kryera me investim të Bashkisë Shkodër | 14.05.2019 Nr.7732/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
44 | 09.05.2019 Nr.6481 praktike | Informacion për çfarëdo lloj dokumentacioni, për subjektin me NIPT ______ | 09.05.2019 Nr.7882 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
45 | 09.05.2019 Nr.7834 protokolli | A ka përfituar Bashkia Shkodë të projekte në programin “Rilindja Urbane”? Nëse po, kopje të listës të projekteve të përfituara dhe kopje të dokumentave që lidhen me zbatimin e tyre. | 16.05.2019 Nr.7834/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
46 | 07.05.2019 Nr.7602 protkolli | A është ekzekutuar nga Bashkia Shkodër, vendimi nr. 74, datë 30.11.2017 i Këshillit Bashkiak Shkodër? Nëse jo, çila është arsyeja? | 17.05.2019 Nr.7602/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
47 | 14.05.2019 Nr.8187 protokolli | Informacion nëse Bashkia Shkodër zbaton VKM-së nr. 68, datë 07.02.2018, “Për kufinjtë dhe kriteret e përcaktimit të shpërblimit që i përgjigjet pagesës së përfituar në natyrë dhe që i shtohet pagës për pushimet vjetore”. | 24.05.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
48 | 14.05.2019 Nr.8161 protokolli | Nëse rezulton të keni projekte publike në zhvillim, keni dhënë leje ndërtimi apo çdo të drejtë tjetër reale, në pasurinë me sip. S1-3601 m2 dhe sip. S2-107263 m2 Z.K. 3838, fshati Baks-Rrjoll, Nj.Ad. Velipojë, Shkodër? | 22.05.2019 Nr.8161/1 prot. Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
49 | 17.05.2019 Nr.8457 protokolli | Plani i gatishmërisë, të dhëna historike të ndodhjes së katastrofave, të dhëna për dëme monetare dhe jetë njerëzore dhe buxheti i parashikuar për Thethin. | 24.05.2019 Nr.8457/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
50 | 29.05.2019 Nr.9210 protokolli | Sa ka qenë numri i martesave dhe divorceve nga 2009-2018, numri i personave që kanë ndryshuar emrin dhe sa meshkuj kanë marrë mbiemrin e bashkëshortëve të tyre nga 2014-2018 në Zyren e Gjendjes Civile Shkodër? | 03.06.2019 Nr.9210/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
51 | 30.05.2019 Nr.9304 protokolli | Informacion, për adresat e sakta të banimit për disa shtetas | 06.06.2019 Nr.9304/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
52 | 31.05.2019 Nr.9411 protokolli | Nëse rezulton të keni projekte publike në zhvillim, keni dhënë leje ndërtimi apo çdo të drejtë tjetër reale, në pasurinë nr. 1023, zk 3072 dhe pasuritë 987/2, 988/2, 988/3, zk 3734 fshati Pulaj, Nj.Ad. Velipojë, Shkodër? | 14.06.2019 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
53 | 03.05.2019 Nr.7355 protokolli (në dijeni 05.06.2019 | Informacion për anëtarin e institucionit z._____, mbi të ardhurat dhe fitimin e deklaruar si person fizik me NIPT _______, detyrimet tatimore të paguara ndër vite përfshi dhe sigurimet shoqërore. | 06.06.2019 Nr.7355/1 prot. Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
54 | 07.06.2019 Nr.7959 praktike | Informacion, mbi mënyrën si është dhënë leja e ndërtimit për një pallat 6-katësh në lagjen “Qemal Stafa” dhe përse nuk janë zbatuar distancat nga objektet aktuale | 12.06.2019 Nr.10050 prot. Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
55 | 10.06.2019 Nr.7996 praktike | Informacion mbi situatën e ndriçimit në zonat periferike të qytetit. | 18.06.2019 Nr.10444 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
56 | 10.06.2019 Nr.408 (portali pyetshtetin) | Vënie në dispozicion të listës së zyrave elektorale të partisë Fryma e Re Demokratike në territorin e Bashkisë Shkodër. | 14.06.2019 Nr.10273 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
57 | 10.06.2019 Nr.415 (portali pyetshtetin | Informacion për listën e zyrave elektorale të Partisë Aleanca Demokratike në territorin e Bashkisë Shkodër. | 14.06.2019 Nr.10318 prot. Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
58 | 14.06.2019 Nr.10225 protokolli | Informacion mbi situatën e ndriçimit në zonat periferike të qytetit | Si përgjigja nr. 55 (nr.10444 prot, datë 18.06.2019) | Përfunduar | Nuk ka |
59 | 14.06.2019 Nr.10235 protokolli | Informacion mbi ndërhyrjet dhe investimet në arsimin parauniversitar për vitin 2017-2018 | 24.06.2019 Nr.10235/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
60 | 14.06.2019 Nr.10237 protokolli | Informacion mbi ndërhyrjet dhe investimet në arsimin parauniversitar për vitin 2017-2018 | 24.06.2019 Nr.10235/1 prot | Përfunduar | Nuk ka |
61 | 18.06.2019 Nr.10469 protokolli | Informacion për planin e investimit në aksin rrugor Shirokë-Zogaj. | 03.07.2019 Nr.10469/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
62 | 19.06.2019 Nr.10495 protokolli | Informacion për kompetencat dhe funksionet e Bashkisë Shkodër, në Drejtorinë e Mbrotjes nga Zjarri dhe Shpëtimi | 21.06.2019 Nr.10495/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
63 | 19.06.2019 Nr.10523 protokolli | Informacion për organizimet kulturore për 3 mujorin e parë të vitit 2019 | 24.06.2019 Nr.10523/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
64 | 19.06.2019 Nr.10524 protokolli | Informacion mbi lejen minerare dhe ushtrimin e veprimtarisë së gurorës në fshatin Milan, Njësia Administrative Postribë. | 21.06.2019 Nr.10524/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
65 | 19.06.2019 Nr.10525 protokolli | Informacion mbi shërbimin me shezllone në plazhin Velipojë | 03.07.2019 Nr.10525/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
66 | 19.06.2019 Nr.10538 protokolli | Informacion për kompetencat dhe funksionet e Bashkisë Shkodër në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike, në lidhje me transportin publik vendor. | 28.06.2019 Nr.10538/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
67 | 19.06.2019 Nr.10539 protokolli | Informacion për kompetencat dhe funksionet e Bashkisë Shkodër në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, në lidhje me administrimin e banesave sociale. | 28.06.2019 Nr.10539/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
68 | 19.06.2019 Nr.10540 protokolli | Informacion mbi funksionet e bashkisë për mbështetjen dhe zhvillimin e biznesit të vogël. | 26.06.2019 Nr.10540/1 Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
69 | 20.06.2019 Nr.10640 protokolli | Informacion për aktivitetet e lidhura me reduktimin e dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. | 26.06.2019 Nr.10640/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
70 | 21.06.2019 Nr.10696 protokolli | Informacion mbi planifikimin e investimeve për vitin 2018-2019 për rikonstruksionin e aksit rrugor Shkodër – Velipojë. | 03.07.2019 Nr. 10696/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
71 | 04.07.2019 Nr.11710 protokolli | Sa është numri i bizneseve me kapital të huaj dhe të përbashkët, të punësuarëve në to, për periudhën 2018-2019? Në cilët sektorë ekonomik operojnë? Cilat janë politikat e bashkisë në lidhje me thithjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e tyre? | 10.07.2019 (e-mail)11.07.2019 Nr.11710/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
72 | 08.07.2019 Nr.8969 praktike | Informacion, nëse prona me sipërfaqe toke 7914 m2, e ndodhur në ZK 8591, është në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe me çfarë akti është fituar? | 15.07.2019 Nr.12330 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
73 | 09.07.2019 Nr.8995 praktike | Kur do të jetë vendimmarrja e Bashkisë Shkodër në lidhje me kërkesat e bëra për shfrytëzim hapësire publike nga subjekte të ndryshme dhe konkretisht për subjektin _________, pasi për këtë subjekt kemi një ankesë? | 19.07.2019 Nr.12667 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
74 | 11.07.2019 Nr.12106 protokolli | Sa është numri i stacioneve të plazhit që ka dhënë bashkia për operatorët privat dhe sa është qiraja mujore? Është e njëjta e qira apo çmimi ndryshon sipas zonës? A plotosojnë subjektet, kushtet sipas VKM nr.171 datë 27.03.2019? Ka identifikuar Bashkia Shkodër zona në pjesën e bregdetit që derdhen ujra të zeza në det? | 17.07.2019 Nr.12106/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
75 | 22.07.2019 Nr.12734 protokolli | Informacion për punën që ka bërë institucioni i bashkisë, në përputhje me VKM nr. 524, datë 11.09.2018 “Për miratimin e planit të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Mbi gruan, paqen dhe sigurinë”, 2018–2020”. | 31.07.2019 Nr.12724/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
76 | 24.07.2019 Nr.9541 praktike | Kopje të planimetrisë së vendosjes me kondicionet urbane, genplanin për të gjitha katet, proçes verbalet në kuoten 000 dhe karabinasë së ndërtësës. | 30.07.2019 Nr.13268 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
77 | 30.07.2019 Nr.13253 protokolli | Cilat janë shoqëritë e transportit publik që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Shkodër, linjat e shërbimit, stacionet dhe oraret? Kopje të listës së linjave të transportit në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër. | 08.08.2019Nr.13253/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
78 | 02.08.2019 Nr.13512 protokolli | Sa është numri i të punësuarve nën moshën 29 vjeç në administratën e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj? A ka bashkia programe praktikash për të rinjtë? | 14.08.2019 Nr.13512/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
79 | 02.09.2019 Nr.14927 protokolli | Sa herë ka lëvizur në udhëtime zyrtare jashtë shtetit titullari i bashkisë (kryetari, zëvendëskryetari) në periudhën janar 2011- gusht 2019 dhe në cilat destinacione? Sa udhëtime ka kryer me avion dhe në çfarë klasi? Sa kanë qenë kostot e secilit prej udhëtimeve (bileta, akomodimi, dietat etj)? Sa ka qenë gjatë kësaj periudhe zëri në buxhet për udhëtimet jashtë vendit? | 16.09.2019 Nr.15635 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
80 | 02.09.2019 Nr.10746 praktike | Kopje të aktit të kontrollit të realizuar nga inspektorët e IMT-së (çdo dokument që i bashkangjitet). Formimin profesional të inspektorëve që kanë realizuar aktin e kontrollit të punimeve që po kryhen për lejen nr.340, datë 31.07.2019. | 09.09.2019 Nr.15267 prot Përgjigje Përgjigja e dhënë, nuk ka lidhje me numrin dhe pyetjet e kërkesës së bërë. | Përfunduar | Nuk ka |
81 | 02.09.2019 Nr.10752 praktike | Kopje të lejes së ndërtimit nr.340, datë 31.07.2019 për objektin “Adoptim banese në njësi”. Listën e punimeve që do të kryhen nga subjekti zbatues sipas lejes së dhënë. | 12.09.2019 Nr.15397 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
82 | 03.09.2019 Nr.14997 protokolli | A ka ndërmarrë Bashkia Shkodër praktika të menaxhimit të ri publik në 4-5 vitet e fundit? Nëse po, ku konsistojnë ato? A kanë qenë të suksesshme këto praktika dhe si janë rishpërndarë të ardhurat e fituara prej tyre? Nëse mundet të kem një tabelë me të ardhurat e këtyre aktiviteteve për 3-4 vitet e fundit. | 13.09.2019 Nr.15461 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
83 | 19.09.2019 Nr.15814 protokolli | Sa është numri i objekteve akomoduese brenda territorit administrativ të Bashkisë Shkodër, për periudhën 2015-2019? Kopje të tyre, ku të përfshihen: emri, lloji i shërbimit, vendndodhja etj. Kopje të planit të ndarjes së territorit të plazhit të Velipojës në plazhet private. | 03.10.2019 Nr.16768 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
84 | 19.09.2019 Nr.15815 protokolli | Kopje të lejeve të shfrytëzimit të hapësirave publike të dhëna nga Bashkia Shkodër për periudhën 2015-2019. Kopje të hartave të vendndodhjeve të tyre. | 01.10.2019 Nr.15815/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
85 | 24.09.2019 Nr.719 portal | Si duhet të veproj për të marrë, çertifikatë lindje apo vdekje të stërgjyshes të lindur rreth vitit 1880 në Shkodër. | 26.09.2019 Portal Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
86 | 01.10.2019 Nr.13572 praktike | Informacion nëse punimet ngjitur me banesën kanë leje ndërtimi | 09.10.2019 Nr.17645 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
87 | 10.10.2019 Nr.17185 protokolli | Sa është numri i punonjësve social në Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve? Sa fëmijë janë trajtuar nga kjo njësi nga janari 2018 deri në tetor 2019? Sa është numri i të miturve viktimë dhe/ose dëshmitar i veprave penale etj …? | 23.10.2019 Nr.17185/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
88 | 04.11.2019 Nr.18765 protokoll | Sa është numri i të pastrehëve, të kërkesave dhe të përfituesve nga programet sociale të strehimit? Sa është buxheti i vitit 2019 në zbatim të këtyre programeve? Sa buxhet është parashikuar në PBA 2019-2021 për këto programe? | 12.11.2019 Nr.19432 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
89 | 06.11.2019 Nr.19039 protokolli | Informacion mbi furnizimin me ujë në fshatin Golem të Njësisë Administrative Rrethina, Shkoder | 14.11.2019 Nr.19665 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
90 | 11.11.2019 Nr.19411 protokolli | Sa është numri i të rinjve dhe sa prej tyre studiojnë, punojnë, janë të papunë, emigrojnë? Sa % e të rinjve përbën stafin e bashkisë dhe sa të këshillit bashkiak? A ka plan veprimi për rininë për vitin 2019? A ka nisma kulturore për të rinjë të subvencionuara nga bashkia etj…? | 23.12.2019 Për arsye të gamës së madhe të pyetjeve, është realizuar takim i kërkuesit me strukturat përgjegjëse për dhënien e informacionit | Përfunduar | Nuk ka |
91 | 12.11.2019 Nr.19422 protokolli | Sa është fondi i bonusit të strehimit të shpërndarë gjatë vitit 2019 dhe sa ka qenë në tre vitet e fundit? Sa familja kanë përfituar dhe cilat janë kriteret e përzgjedhjes? | 22.11.2019 Nr.19422/1 prot Përgjigje | Përfunduar | Nuk ka |
92 | 18.11.2019 Nr.19875 protokolli | Sa orë në ditë furnizohet me ujë Bashkia Shkodër? Kur janë bërë investimet e fundit në rrjetin e ujësjellësit? Sa është vlera e investimeve nëse janë bërë? Sa banorë ka Bashkia Shkoder? | Kjo kërkesë me datë 20.11.2019, i është përcjellë për trajtim Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime sh.a, Shkoder | ||
93 | 25.11.2019 Nr.20301 protokilli | Sa ka qenë numri i konsultimeve me publikun dhe i kërkesave për informacion nga OSHC për vitin 2018 dhe 2019? Në sa projekte është përfshirë bashkia me OSHC në këto dy vite? A ka bashkia buxhet dedikuar OSHC? | 06.12.2019 Nr.2126 prot Informacion për shoqatat | Përfunduar | Nuk ka |