Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 26 Tetor 2023

Publikuar më 23.10.2023

Mbledhja e 26 Tetor 2023

E enjte · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Procesverbali

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Enjte, datë 26 Tetor 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2023PDF e pikës 1
  • 2Për emërimin e Drejtorit të Teatrit MigjeniPDF e pikës 2
  • 3Për miratimin e Rregullores për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane (MNU) Bashkia ShkodërPDF e pikës 3
  • 4Për caktimin e disa kundërvajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to, në territorin administrativ të Bashkisë ShkodërPDF e pikës 4
  • 5Për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim të një sipërfaqe prej 602 m²(kati parë) dhe 602 m²(kati dytë) objekti “ish Konvikti Safet Spahiu”, në favor të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, shoqëri aksionare me ofertë publike, me qëllim vazhdimin e ofrimit të shërbimeve rajonale dhe vendore për qytetarët e Qarkut ShkodërPDF e pikës 5
  • 6Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë për vitin 2023PDF e pikës 6
  • 7Mbi dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarriPDF e pikës 7
  • 8Për disa ndryshime në VKB nr.27, datë 01.06.2016 “Për ngritjen e këshillit artistiko-kulturor, shpërblimin e anëtarëve të tij dhe miratimin e rregullores së financimit të projekteve kulturore, artistike, sportive dhe rinore në Bashkinë Shkodër Shkodër”, i ndryshuar.
  • 9Për shtesë në buxhetin e vitit 2023 e miratuar me VKB Nr.71 datë 27.12.2022 “ Për miratimin e Buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të Bashkisë Shkodër”PDF e pikës 9
  • 10Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të “Agjencia Rrenc”me nr.pasurie 19/2, ZK 3168, indeks hartë K-34-64-(210-B), me sipërfaqe prej 31,165m², nga Ministria e Mbrojtjes tek Bashkia ShkodërPDF e pikës 10
  • 11“Për krijimin e komisionit të përkohshëm të Këshillit bashkiak Shkodër,për hartimin e rregullores “Për kriteret dhe proçedurën e dhënies së titujve vendorë të nderit dhe vendosjes së emërtesave të rrugëve, shesheve, territotoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e BashkisëPDF e pikës 11
  • 12Diskutime jashtë rendit të ditës.

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP