Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

Në përgjithësi, të gjitha informacionet apo dokumentet që kërkohen, janë të lidhura me buxhetin e bashkisë, informacion i cili gjendet në Buxheti ose https://buxheti.info/shkoder/. Deri në fund të shtatorit 2019, kërkesat për informacion drejtuar Bashkisë Shkodër, janë të fushave dhe tematikave të ndryshme. Bien në sy (regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve), kërkesat për informacion në fushën e shërbimeve sociale (11 të tilla), por dhe kërkesa specifike të një rëndësie të veçantë informuese jo vetëm për kërkuesin por dhe për publikun e gjerë.

Në fushën e shërbimeve sociale, kërkesat për informim kanë pasur të bëjnë me qendrat komunitare, me strukturën dhe buxhetin vjetor të tyre, me partnerët lokal dhe të huaj që kontribojnë në këto qendra, mbi strukturat publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve, organizatat partnerë, mbu numrin e qendrave sociale për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, të monitorimeve të urdhërave të mbrojtjes dhe për komunitetin rom.

Përgjigjet në lidhje me informacionin e kërkuar më sipër, mund t’i gjeni duke klikuar tek Regjistri_i_kerkesave dhe respektivisht tek përgjigjet e kërkesave me nr.05, 06, 07, 12, 13, 14, 15, 17, 33, 69 dhe 75.

Të një rëndësie të veçantë janë dhe kërkesat për:

  • Udhëtimet zyrtare jashtë shtetit të kryetarit dhe zv/kryetarit të bashkisë, përgjigjen e së cilës do ta keni te kërkesa me nr.79;
  • Shoqëritë e transportit publik që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.77;
  • Zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.39 kërkesë;
  • Sipërfaqen e gjelbër në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.28 kërkesë;
  • Ndërhyrjet dhe investimet në arsimin parauniversitar, nr.59 kërkesë
  • Buxhetin e planifikuar të vitit 2019 dhe taksat e mbledhura për vitin 2018, përgjigjen e së cilës do ta keni tek kërkesa me nr.20, në Regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.