Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Tetor 2019

Informacion në lidhje me projektvendimet e depozituara pranë Këshillit Bashkiak Shkodër

Njoftimi për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 09.10.2019, ora 17:00

Projektvendim për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6 %), për muajin gusht 2019, për miratimin e kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për familjet përfituese nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6 për qind), për muajin gusht 2019

Ridërgim – Projektvendim “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP (pronësi), në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, bashkia Shkodër”

Ridërgim – Projektvendim “Për miratimin e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të bashkisë Shkodër”

Ridërgim – Projektvendim “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër“, për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar“, të pronave me nr rendor 45, 58, 65, 109, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore”

Ridërgim – Projektvendim “Për dhënie pëlqimi për miratimin e vazhdimit të dhënies më qira (procedurë konkuruese) me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve) ndodhur në ZK 1495, Dobraç-Njësia Administrative Rrethinat-Bashkia Shkodër, me sipërfaqe totale 1131 m2, (nga të cilat 425 m2 objekt, 706 m2 truall/ shesh funksional), në pasurinë nr 152/2”

Ridërgim – Projektvendim “Për disa ndryshime në VKB nr.82, datë 20.12.2018 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2019 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2019-2021 të bashkisë Shkodër””