Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Shkurt 2021

Publikuar më 19.02.2021

Mbledhja e 26 Shkurt 2021

E premte · ora 17:00

19.02.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“ Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19“, i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër online, ditën e premte, datë 26 Shkurt 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për plotësim vakancës dhe dhënien e mandatit anëtarit të këshillit bashkiak
  • 2Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin janar 2021
  • 3Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të bashkisë Shkodër për vitet 2022-2024
  • 4Për dhënien pëlqimi në parim për dhënien me qira të pasurisë prej 4.5 ha, ndodhur në ekonominë pyjore pruemos sheldi, njësia administrative Gur i Zi, Bashkia Shkodër, ngastra 087°, për qëllime pushimi, argëtimi, shëndetësore, shoqërore dhe veprimtari turistike kampingje (kënde lodrash, mjedise sportive, shlodhëse etj
  • 5Për miratimin e vlerës së subvencionimit të qirasë për përfituesit e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 dhe përjashtimin nga pagesa e qirasë të përfituesve të subvencionimit në raport me nivelin e të ardhurave
  • 6Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet e strehimit social për vitin 2021
  • 7Për vazhdimin e financimit të disiplinave sportive sipas PBA 2021-2023, programi Sport dhe Argëtim, përmes metodologjisë LOD, pas mbylljes së funksionimit të Sport Klub Vllaznia
  • 8Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i mandateveE merkure24.2.202111:00
2Komisioni për Çështjet ligjoreE merkure24.2.202112:00
3Komisioni bujqësisë, pyjeve, menaxhimit të ujrave dhe mbrojtjes se mjedisitE merkure24.2.202113:00
4Komisioni i shërbimeve sociale, strehimitE merkure24.2.202114:00

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP