Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Qershor 2020

26 Qershor 2020

Në mbështetje të nenit 53 pika 2, pika 4; nenit 56 pika 2 shkronja “a” të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, njoftoj thirrjen e mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e Premte, datë 26 Qershor 2020, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për një shtesë në VKB nr.26, datë 30.12.2019 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2020 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2020-2022 të Bashkisë Shkodër “
  2. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në bashkinë Shkodër“, të ndryshuar “
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e vlerës maksimale të subvencionimit të qirasë dhe të nivelit të qirasë mesatare në treg të lirë “
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e rregullores për administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira pranë qendrës komunitare për familjen nr.6 “
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore, të Njësisë Administrative Ana e Malit që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër të Qarkut Shkodër “
  6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.