Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Nëntor 2019

Informacion në lidhje me projektvendimet e depozituara pranë Këshillit Bashkiak Shkodër

Në mbështetje të nenit 53 pika 2, pika 4; nenit 56 pika 2 shkronja “a” të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, njoftoj thirrjen e mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e Mërkurë, datë 20 Nentor 2019, ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, me rend dite si më poshtë:

Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shtator 2019, për miratimin e kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për familjet përfituese nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%), për muajin Shtator 2019”

Listat për ndihmën ekonomike deri në 6%

Projektvendim: “Për miratimin e kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit dhe që do të trajtohen nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar (6%) për ndihmën ekonomike”

Projektvendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatrat Bardhaj dhe Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër”

Projektvendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatrat Darragjat dhe Mali i Gjymtit, njësia administrative Dajç, Bashkia Shkodër”

Projektvendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatin Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme dhe Bërdicë e Sipërme, njësia administrative Bërdicë, Bashkia Shkodër”

Volumi 1

Volumi 2

Volumi 3

Projektvendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatrat Juban dhe Rrenc, njësia administrative Gur i Zi, Bashkia Shkodër”

Projektvendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatrat Grudë e Re dhe Guci e Re, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër”

Projektvendim: “Për korigjimin e VKB nr.13, datë 09.10.2019″ Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP, në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, Bashkia Shkodër”

Projektvendim: “Për miratimin e bursave për nxënësit e vitit të parë dhe të viteve të dyta e lart të shkollave të mesme për vitin shkollor 2019-2020”

Projektvendim: “Për miratimin e formularit të kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social”