Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Korrik 2019

Projektvendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 18 Korrik 2019

  1. Pr/ Vendim: “Për propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Korrik 2019“.
  2. Pr/ Vendim: “Për dhënien e paaftësisë dhe invaliditetit të punës për muajin Korrik 2019“, “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Qershor 2019“, dhe “Për miratimin e kompensimit të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike, për muajin Qershor 2019“.
  3. Pr/ Vendim: “Për miratimin e projektit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 të bashkisë Shkodër“. (rishqyrtim)
  4. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime në VKB nr. 82, datë 20.12.2018 dhe rishpërndarje të fondeve“. (rishqyrtim)

Mendime mbi PBA 2020-2022.

  1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP (pronësi), në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, bashkia Shkodër.
  2. Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër“, për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar“, të pronave me nr rendor 45, 58, 65, 109, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore“.
  3. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për miratimin e vazhdimit të dhënies më qira (procedurë konkuruese) me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve) ndodhur në ZK 1495, Dobraç-Njësia Administrative Rrethinat-Bashkia Shkodër, me sipërfaqe totale 1131 m2, (nga të cilat 425 m2 objekt, 706 m2 truall/ shesh funksional), në pasurinë nr 152/2“.

Realizimi i treguesve kryesorë të të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas planit të periudhës 6 M të vitit 2019.

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.