Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Dhjetor 2020

Publikuar më 28.12.2020

Mbledhja e 28 Dhjetor 2020

E hënë · ora 17:00

28.12.2020

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër" Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19", i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e hënë, datë 28 Dhjetor 2020, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltarit bashkiak Z. Mark Ndou.
  • 2Për dhënien titulli vendor nderi "Mirënjohje e Bashkisë Shkodër", z. Jesus Hernandez Mayor
  • 3Për dhënien titulli vendor nderi "Mirënjohje e Bashkisë Shkodër", z. Hamit Boriçi
  • 4Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër
  • 5Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lire
  • 6Për një ndryshim në VKB nr. 6, datë 30.1.2018 "Për miratimin e nivelit të pagave të funksioneve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civil, administrativ të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar "
  • 7Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër
  • 8Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe buxhetit vjetor 2022
  • Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1Komisioni i vlerësimit të figurave të shquara dhe emërtesaveE hene28.12.202011:00

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP