Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 5 Janar 2022

Publikuar më 05.01.2022

Mbledhja e 5 Janar 2022

E mërkurë · ora 13:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

30.12.2021

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Merkure, datë 5 Janar 2022, ora 13:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z.Armando Elez Lekaj, Dritan Elez Lekaj, Elez Zenel Lekaj dhe znj.Sheukije Faik Bardhi, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri
  • 2Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër ".
  • Paketa Fiskale (e përditësuar ).
  • Relacioni për Paketën Fiskale 2022.
  • 3Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe Programit Buxhetor Afatmesëm Përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër
  • 4Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 dhe buxhetit vjetor 2023
  • Kalendari PBA 2023-2025.
  • 5Për miratimin e rrjetit të linjave dhe të tarifës së biletave të transportit qytetëse dhe rrethqytetëse të udhëtarëve, për periudhën afatmesme 2022-2024 në Bashkinë Shkodër
  • 6Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2022
  • 7Diskutime jashtë rendit të ditës

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP