Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 4 Prill 2023

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, i ndryshuar, njoftoj thirrjen për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Martë, datë 4 Prill 2023, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Interpelancë me Kryetarin e Bashkisë në lidhje me shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime sh.a.
  2. Vendim: “Për miratimin në parim të financimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rikualifikimin e fasadave të disa pallateve në qytetin e Shkodrës”
  3. Vendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak”
  4. Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2023.”
  5. Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek njësia vendore e kujdesit shëndetësor Shkodër, për qendrën shëndetësore Dajç.”
  6. Vendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2022, të Bashkisë Shkodër.”
  7. Vendim: “Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2024-2026.”
  8. Vendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 për Bashkinë Shkodër.”
  9. Vendim: “Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër, të miratuar me VKB nr.71, datë 27.12.2022 ‘Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2023 dhe programin afatmesëm përfundimtar 2023-2025.'”
  10. Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore ‘Pruemos Sheldi’ ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 18 muaj për shoqërinë ‘Ëind Stream sh.p.k.'”
  11. Vendim: “Për miratimin e dhënies me qira të sipërfaqes 0.3201 ha, në ekonominë pyjore ‘Pruemos Sheldi’ ngastra 104, nj.a. Gur i Zi, fshati Sheldi, për aktivitet instalim të shtyllës erëmatëse për studimin e erës, aerogjeneratorë, për një periudhë 12 muaj për shoqërinë ‘Voltalia Albanie.'”
  12. Vendim: “Për dhënien në përdorim pa kundërshpërbërje Ministrisë së Mbrojtjes, një sipërfaqe prej 127 m2 në pronësi të Bashkisë Shkodër.”
  13. Vendim: “Për dhënien pëlqimi për dhënien me qira të tërësish të objektit ‘Kinema Milenium’, ndodhur në zonën kadastrale 8593, pasuria me nr.4/732, 4/731, me adresë ‘Blv Skënderbeu’, në pronësi të Bashkisë Shkodër, për një afat 5 vjeçar, me kontratë qiraje nëpërmjet procedurave konkuruese.”
  14. Vendim: “Për miratimin e kullotave të gatshme për kullotje dhe kositje bari.”
  15. Vendim: “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë, si dhe mënyrës së organizimit e funksionimit të tij në Bashkinë Shkodër.”
  16. Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2023.”
  17. Vendim: “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Shkodër së bashku me dokumentacionin tekniko ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e z. Saimir Laqja, znj. Mri Marku, z. Pjetër Mhillaj dhe z.Nikolin Gojcaj, banesat e të cilëve u janë dëmtuar nga zjarri.”
  18. Diskutime jashtë rendit të ditës.