Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 30 Nëntor 2022

Publikuar më 30.11.2022

Mbledhja e 30 Nëntor 2022

E mërkurë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

23.11.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër", i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Mërkurë, datë 30 Nëntor 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltares bashkiake znj. Diandra Kraja.
  • 2Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Shkodër për vitin 2023.
  • 3Për miratimin e vendndodhjes së terminalit të autobuzëve.
  • Harta e terminalit të autobuzëve.
  • 4Për dhënien pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga Ambasada e Republikës së Polonisë Tiranë, në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit Traffic Town-Qyteti i vogël i trafikut, sipas projektit të ambasadës së Republikës së Polonisë, Tiranë.
  • Plani Traffic-Town.
  • 5Për dhënien pëlqimi për pranimin e sponsorizimit nga Subjekti Raiffeisen Invest, në cilësinë e sponsorizuesit për investimin dhe zbatimin e projektit rikonstruksion lulishta e Teatrit Migjeni Shkodër, sipas projektit të miratuar nga Bashkia Shkodër.
  • Preventivi "Rikonstruksion lulishta e Teatrit Migjeni Shkodër."
  • 6Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të njësisë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër.
  • Harta e plazheve.
  • 7Për shtesë në buxhetin e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër," i ndryshuar.
  • 8Diskutime jashtë rendit të ditës.

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP