Procedurat e ankimimit lidhur me procesin e këshillimit

Ku palët e interesuara, mendojnë se i është cënuar e drejta për njoftim dhe konsultim publik, mund të ankohen:
pranë Kryetarit të Bashkisë Shkodër në benet.beci@bashkiashkoder.gov.al, në info@bashkiashkoder.gov.al, ose me postë në Bashkia Shkodër, rruga 13 Dhjetori, Nd. 9, H.1,4001 Shkodër, Shqipëri kur projektakti nuk është miratuar ende pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në adresën info@idp.al ose me postë në rrugën “Abdi Toptani”, Nd.5, kodi postar 10101, Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
Me marrjen e ankesës, Bashkia Shkodër, merr masa për korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura, njofton palën e interesuar për masat e marra si dhe e fton të japë komentet dhe rekomandimet për projektaktin.”