Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, III, IV dhe VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Bashkia Shkodër shpall proçedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionet:

1 (një) Specialist, Drejtoria Juridike, kategoria e pagës III-b
1 (një) Specialist, Drejtoria Juridike, kategoria e pagës IV-a

1 (një) Specialist, Sektori i Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme Sociale, kategoria e pagës IV-a

1 (një) Specialist, Sektori i Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, kategoria e pagës III-b

1 (një) Specialist, Ndihmës Ekonomike, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike, (Nj.Admin Bërdicë) kategoria e pagës III-b