Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; të Kreut III, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;

Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin :

– 1 (një) Drejtor, Drejtoria e Sportit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës, Arsimit, Rinise dhe Sportit

Kandidatë të kualifikuar janë :

1. Auron Miloti

– 1 (një) Drejtor, Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik

Kandidatë të kualifikuar janë :

1. Marsida Tafilica

2. Stela Mardusha

– 1 (një) Drejtor, Drejtoria e Aseteve dhe Kadastrës urbane pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit

Kandidatë të kualifikuar janë :

1. Lulzim Mashi

– 1 (një) Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Burimeve njerëzore dhe shërbime mbështetëse

Kandidatë të kualifikuar janë :

1. Hasan Mema

– 1 (një) Drejtor, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve

Kandidatë të kualifikuar janë :

1. Sokol Malaj

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet me datë 12.04.2024, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër

B. Intervista me gojë do të zhvillohet me datë 12.04.2024, ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër