Lajmërim për vend të lirë pune

Bashkia Shkodër njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Mësuese Kryesore në Alternativën e Kujdesit Pasdite në Dajç me kohë të plotë pune në kuadër të projektit “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”, i cili po zbatohet nga “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe organizatën KMOP – Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi).

TERMAT E REFERENCËS

Projekti: “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”
Pozicioni: Mësuese Kryesore në Alternativën e Kujdesit Pasdite në Dajç
Vendi: Dajç, Shkodër
Kohëzgjatja: Deri në Janar 2025
Arsimi: Mësuesi/Cikël i ulët
Eksperiencë pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë pune me fëmijët
Gjinia: Femër
Kushte të tjera: Të mos ketë asnjë rekord të abuzimit ose keqtrajtimit të fëmijëve

Përshkrimi:
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe KMOP – Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi) po zbatojnë projektin “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)”.

Projekti do të fuqizojë të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore duke përdorur punësimin si një mjet për përfshirjen sociale dhe përfshirjen sociale si një mjet për të arritur punësimin. Në këtë kuadër, projekti do të kontribuojë në zgjerimin e modeleve ekzistuese të shërbimeve të kujdesit social në Bashkinë e Shkodrës, duke përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve, dhe në të njëjtën kohë do të mbështesë të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore për të krijuar bizneset e tyre sociale lokale.

Objektivat e pozicionit të punës:
Në kuadër të projektit “Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)” i cili zbatohet nga D&E – “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe KMOP – Qendra për Veprim Social dhe Inovacion, D&E po kërkon një Mësuese Kryesore për Alternativën e Kujdesit Pasdite në Dajç.

Përgjegjësitë e Mësueses Kryesore në Alternativën e Kujdesit Pasdite në Dajç përfshijnë:
Përgjegjësitë e përgjithshme janë të ngjashme me ato të marra nga të afërm të prindërve dhe përfshijnë: Kujdesi që fëmijët të ushqehen, të luajnë, të mos vriten apo dëmtohen, komunikimi me prindërit e fëmijëve dhe edukatorët e tyre kryesorë lidhur me mbarëvajtjen e fëmijëve, instruktimi dhe mbikëqyrja e mësueses ndihmëse, kujdes ditor për ambientin ku rrinë fëmijët, veprimi në përputhje me përshkrimin e punës, rregulloren e alternativës së kujdesit, dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e shërbimit, informimi në kohë i supervizores, veprimi në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve.
Përgjegjesi specifike:

  • Të njihet me fëmijën dhe prindin dhe të jetë në çdo kohë e informuar për gjendjen e fëmijës, dëshirat që prindi ka për edukimin dhe ushqyerjen e tij /saj;
  • Të marrë pjesë si palë me përgjegjësi në hartimin e një kontratë kujdesi për fëmijët;
  • Të kujdeset që fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe në kohën e duhur, duke hartuar dhe zbatuar një menu javore që përputhet me nevojat e tyre dhe për sa është e mundur dhe e shëndetshme, preferencat e tyre;
  • Të organizojë, drejtojë dhe mbikëqyrë që fëmijët të kenë mjaftueshëm aktivitet fizik, edukativ dhe argëtues.
  • Të njoftojë menjëherë prindin për çdo shqetësim që fëmija ka.
  • Të kujdeset që fëmijët të cilët janë me mjekim të marrin mjekimin e duhur sipas instruksioneve të prindit;
  • Të ndihmojë fëmijët të mbajnë higjenën e duhur në përputhje me moshën dhe kapacitetin e tyre fizik dhe mendor: t’i ndihmojë të lahen, të vishen, t’u ndërrojë rrobat e lagura, pampers dhe të informojë prindin për shqetësimet lidhur me higjenën e fëmijës;
  • Të hartojë një plan mujor aktivitetesh lojrash edukative në shtëpi për fëmijët që është në përputhje dhe në funksion të aktiviteteve që secili fëmijë zhvillon në kopsht, çerdhe publike duke u konsultuar me menaxheren e projektit.
  • Të tregojë kujdes ndaj shenjave të problemeve emocionale apo zhvillimit që mund të shfaqin fëmijët që ndjekin alternativën e përkujdesit ditor, për t’i sjellë këto probleme në vëmendjen e prindërve dhe të stafit përgjegjës në bashki dhe D&E.
  • Të njoftojë menjëherë menaxheren/supervizoren e projektit për çdo shenjë të neglizhimit apo abuzimit të fëmijëve që vëren tek fëmijët;
  • Të hapë për çdo fëmijë një ditar me shënime të përditshme mbi ushqyerjen shëndetin dhe aktivitetet e zhvilluara- që të tregojë progresin, rutinën dhe interesat e fëmijëve;
  • Të mbajë për cdo fëmijë një kuti/ dosje me punimet e tij/saj dhe t’ja japë përmbajtjen e dosjes në baza mujre prindit të fëmijës;
  • Të përgatisë dhe të dorëzojë tek menaxherja e projektit raporte progresi periodike për vijueshmërinë e fëmijëve;
  • Detyra të tjera që mund të caktohen në varësi të situatës së fëmijës dhe prindit.

Cilësitë e kërkuara:
Aftësi komunikimi: Duhet të jetë në gjendje të flasë me prindërit dhe kolegët lidhur me mbarëvajtjen fizike dhe emocionale të fëmijës që ka në kujdes. Të ketë aftësi të mira të foluri për të informuar në mënyrë efektive dhe aftësi të mira të dëgjuari për të kuptuar instruksionet e prindërve.
Aftësi të mira vendim-marrëse: Duhet të ketë gjykim të mirë që tu përgjigjet situatave të emergjencës apo situatave të vështira.
Aftësi për të instruktuar: Duhet të jetë në gjendje të shpjegojë gjërat në një gjuhë që fëmijët mund të kuptojnë.
Aftësi ndërpersonale: Duhet të punojë mirë me njerëzit për të zhvilluar marrëdhënie të mira me prindërit , fëmijët dhe kolegët .
Durim: Duhet të jetë në gjendje t’u përgjigjet situatave të ngarkuara dhe të vështira me qetësi.
Energji fizike: Duhet të jetë e fortë fizikisht për të përballuar ngarkesën fizike që ka puna me fëmijët.

DOKUMENTACIONI

Për të aplikuar në këtë pozicion, dërgoni deri në datën 06 Tetor 2023 dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës me Një Ndalesë, Bashkia Shkodër, Rr. “13 Dhjetori”, Nr.1, Shkodër.

  1. Fotokopja e kartës së identitetit.
  2. Kërkesa për vendin e kërkuar të punës (letër motivimi).
  3. Jetëshkrimi (CV).
  4. Çertifikatë personale.
  5. Çertifikatë familjare.
  6. Fotokopja e diplomës niveli minimal Bachelor-it Mësuesi/Cikël i ulët.
  7. Fotokopja e librezës së punës ose fotokopja e librezës së kontributeve ose vërtetimi i punësimit me kontribute lëshuar nga një institucion publik që vërteton vitet e punës të shkruara në CV.
  8. Dëshmia e penalitetit të lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit. Në pamundësi për ta sjellë atë brenda afatit kohor të parashikuar për aplikim, aplikuesi mund të dorëzojë të plotësuar formularin e shkarkuar në adresën:
    https://www.drejtesia.gov.al/wp…/Formular_Vetedeklarimit-1.
    Nëse aplikuesi shpallet fitues duhet të sjellë dëshminë e penalitetit.
  9. Vërtetimi nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe e Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër, jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit.
  10. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  11. Adresë e plotë vendbanimi saktësim adrese;
  12. Foto (2 copë);
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm (2 copë).
  14. Lista e inventarit për dokumentacionin e mësipërm.

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët për dokumentacionin e dorëzuar do të vlerësohen në total me 40 pikë të ndara:
a- 20 pikë për përvojën,
b- 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën,
c- 10 pikë për çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë

Kandidatët fitues do të renditen sipas numrit të pikëve të marra dhe përzgjedhja e kandidateve për tu emëruar do të fillojë nga kandidati fitues që ka marrë më shumë pikë.
Njoftimi i fituesit do të shpallet pas përfundimit të afatit të ankimimit.