Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Njoftim për këshillim me publikun-Projekt-vendim për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore

Publikuar më 04.05.2020

Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore, të Njësisë Administrative Ana e Malit, që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër

Publikuar 4 maj 2020 · Projektvendim

Komente deri më 16 maj 2020. Afati ka mbaruar.

Si jep mendim

Afati
Deri më 16 maj 2020 Afati ka mbaruar.

Teksti i njoftimit

04.05.2020

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun për diskutimin e dokumentit:

Projekt-vendim Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore, të Njësisë Administrative Ana e Malit, që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dëgjesa publike do të zhvillohet vetëm nëpërmjet dërgimit të sugjerimeve/mendimeve tuaja në postën elektronike, deri me datë 16.05.2020.

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe në email në adresën:

keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Duke ju falenderuar,

Sekretari i Këshillit të Bashkisë Shkodër
Denis Lesha

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme