Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

NJOFTIM për Këshillim me Publikun

Publikuar më 25.08.2017

Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet sociale të strehimit; Për rishpërndarje të fondeve të vitit 2017 të buxhetit të Bashkisë Shkodër; Për një ndryshim në VKB nr. 1, datë 22.1.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”

Publikuar 25 gusht 2017 · Projektvendim

Seancat

DataOraVendi
4 shtator 201718:00Në Bashkinë Shkodër
5 shtator 201718:00Në Bashkinë Shkodër
20 shtator 201718:00Në Bashkinë Shkodër

Si jep mendim

Teksti i njoftimit

25.08.2017

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 16, 18 dhe nenit 54 shkronja “dh,” “f,” dhe “k” të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore,” Bashkia Shkodër njofton zhvillimin e seancave të këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve:

  1. Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet sociale të strehimit. Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Hënë datë 4 Shtator 2017, ora 18:00.
  2. Për rishpërndarje të fondeve të vitit 2017 të buxhetit të Bashkisë Shkodër. Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Marte, datë 5 Shtator 2017, ora 18:00.
  3. Për një ndryshim në VKB nr. 1, datë 22.1.2016 “Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër.” Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkodër ditën e Mërkurë, datë 20 Shtator 2017, ora 18:00.

Materialet mund të konsultohen online në faqen e internetit të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al

Propozimet mund të hidhen në diskutim në Modulin Forumi Online,
Si dhe mund të dërgohen me email në adresën: info@bashkiashkoder.gov.al

Shkarko Materialin për Konsultim

Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar
BASHKIA SHKODËR

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme