Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 29 Dhjetor 2023

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e Premte datë 29 Dhjetor ora 15:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Nëntor 2023”.
  2. Pr/ Vendim: “Për miratimin e nivelit të bursave për nxënësit e viteve të para, të dyta e lart të shkollave të mesme për vitin 2023-2024”.
  3. Pr/ Vendim: “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKB nr.1 date 22.01.2016 për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër”, të ndryshuar.
  4. Pr/ Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë së Shkodrës”, të ndryshuar: dhe “Për një ndryshim dhe shtesë në VKB nr.12 datë.20.07.2023 “Miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë”.
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e buxhetit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2024-2026 të Bashkisë Shkodër”.
  6. Pr/ Vendim: “Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetit vjetor 2025”.