Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, datë 27 Dhjetor 2022

Publikuar më 27.12.2022

Mbledhja e 27 Dhjetor 2022

E martë · ora 10:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

22.12.2022

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër", njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e martë, datë 27 dhjetor 2022, ora 10:00, me rend dite si më poshtë:

Rendi i ditës

  • 1Për disa ndryshime në VKB nr.1, datë 22.1.2016 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Shkodër."
  • 2Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të Bashkisë Shkodër.
  • 3Për miratimin e kritereve të përdorimit të intensitetit të ndërtimit me kushte si instrument i zhvillimit të territorit.
  • 4Për miratimin e bursës së plotë/gjysëm burse, nxënësve që mësojnë në vitin e parë dhe në vitet e dyta e lart, për vitin shkollor 2022-2023 në Bashkinë Shkodër.
  • 5Për një ndryshim në VKB nr.19. datë 10.5.2022 "Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrative të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë."
  • 6Për miratimin e planit vendor të veprimit për migracionin dhe diasporën.
  • Plani vendor i veprimit për Migracionin dhe Diasporën 2023-2025.
  • 7Diskutime jashtë rendit të ditës.

Për këtë faqe

Projektvendimet

Faqja publikon projektvendimet që shqyrtohen në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak, para datës së mbledhjes.

Çfarë gjeni këtu

  • Projektvendimet të ndara sipas mbledhjeve, secili në rreshtin e vet
  • Dokumentet e secilës pikë, për t’i hapur
  • Filtra për vit, muaj dhe mbledhje, dhe kërkim me fjalë
  • Shkarkim i të gjitha dokumenteve që tregon filtri në një skedar ZIP