Mbledhja e 27 Shtator 2022
E martë · ora 17:00 · Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak · data në njoftim: 23 Shtator 2022
19.09.2022
Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër", i ndryshuar, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën e premte, datë 23 Shtator 2022, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
Rendi i ditës
- 1Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri ne 6%) për muajin Korrik 2022.
- 2Për miratimin e rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median.
- 3Për miratimin e rregullores për ngritjen, funksionimin dhe ndërveprimin e strukturave komunitare në Bashki.
- 4Për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2023-2025.
- 5Për një ndryshim në VKB nr. 3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (Rialokim)
- 6Për shtesë në buxhetin e vitit 2022, e miratuar me VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (Emergjenca Civile).
- 7Për një shtesë në VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (Arsimi).
- 8Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (Shkresë nr.13629, dt.9.9.22).
- 9Për miratim shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër të miratuar në VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (Shkresë nr.13630, dt.9.9.22).
- 10Për miratimin e rishpërndarjes së fondit për mbrojtjen civile, Bashkia Shkodër.
- 11Për një ndryshim në VKB nr.19, datë 10.5.2022 "Për miratimin e nivelit të pagave të funksionareve të zgjedhur ose të emëruar të nëpunësve civile e të punonjësve administrative të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë."
- 12Për një ndryshim në VKB nr.3, datë 5.1.2022 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2022-2024 të Bashkisë Shkodër." (korigjim emërtëse).
- 13Diskutime jashtë rendit të ditës.