Bashkia ShkodërKëshilli Bashkiak

Ftesë për dëgjesën publike – Projekti “Ndërtimi i Rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi”

Publikuar më 22.06.2022

Projekti “Ndërtimi i Rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi”

Seanca 21 korrik 2022 · Dëgjesë

Seanca

Data
E enjte, 21 korrik 2022
Ora
11:00
Vendi
Në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr. 1, Kati I

Teksti i njoftimit

22.06.2022

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Shkodër, në kuadër të Projektit “Albanian Infrastructure and Tourism Project” (AITP), me financim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeveria Shqiptare, organizojnë Dëgjesën Publike për Projektin: “Ndërtimi i Rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi”.

Takimi do të përqendrohet në prezantimin nga konsulenca / projektuesi të Raportit Teknik, Raportit të Vlerësimit të Pasurisë dhe Censusit të personave që preken nga zbatimi i këtij Projekti. Për t’u njohur me këtë Projekt, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin “Dëgjesë me Publikun,” dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Enjte, më datë 21 Korrik 2022, ora 11:00, në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr. 1. Kati I.

Planimetria “Ndërtimi i Rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi”

Për këtë faqe

Këshillim me publikun

Faqja mbledh njoftimet për këshillimin dhe dëgjesat me publikun, që qytetarët të dinë çfarë shqyrtohet, kur dhe ku bëhet seanca, dhe deri kur e ku dërgohen komentet.

Çfarë gjeni këtu

  • Njoftimet që janë ende të hapura, kur ka
  • Filtra sipas vitit, muajit dhe fjalës, nga 2017 deri në 2026
  • Te çdo njoftim: seanca, afati i komenteve, dokumentet dhe teksti i plotë

Dokumente të rëndësishme