Thirrje Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit, të aplikimeve për Thirrjen e hapur publike të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) përmes Metodologjisë LOD/Programi ReLOaD

Bashkia e Shkodrës mbështet shërbimet rekreative dhe sportive përmes programit buxhetor Programi 08130: Sport dhe argëtim.

Objektivat e Bashkisë Shkodër përmes mbështetjes së këtij programi janë:

  • O1. Të promovojmë dhe të nxisim pjesëmarrjen aktive të të rinjve në aktivitete sportive dhe sociale, si aktorë thelbësorë në zhvillimin e territorit.
  • O2. Manaxhimi dhe mirëadministrimi i strukturave sportive dhe krijimi infrastrukturës së përshtatshme dhe cilësore për të gjithë sportet.
  • O3. Garantimi i pjesmarrjes së të gjithë ekipeve të Klubit Vllaznia në Kampionatet Kombëtare me synim arritjen e rezultateve cilësore.

Bashkia e Shkodrës ka një traditë të bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile. Një nga objektivat e saj është bashkëpunimi me shoqёrinë civile, me qëllim realizimin e objektivave zhvillimore të Bashkisë Shkodër. Në këtë kuadër Bashkia Shkodër ka zbatuar me sukses metodologjinë LOD të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD). Ky Program është një iniciativë rajonale tre-vjeçare e financuar me fonde të Bashkimit Europian nga Instrumentet e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) dhe zbatohet nga UNDP në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Bashkia Shkodër, si një ndër 12 bashkitë partnere të Programit ReLOaD në Shqipëri, ishte bashkëfinancuese dhe bashkëzbatuese e programit, për projektet e zbatuara në territorin e Bashkisë.
Duke e konsideruar praktikën e metodologjisë LOD si një praktikë e mirë unifikuese, mbështetur në standartet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e projekteve, Bashkia Shkodër angazhohet që thirrjet për projektet propozime të fushës kulturore, artistike, sportive dhe rinore si më poshtë vijon, të vazhdojë ti realizojë sipas Metodologjisë LOD, miratuar me VKB nr. 69, datë 30.10.2017.

Disa nga rezultatet që Bashkia Shkodër synon të arrijë janë:

  • Përdorimi i modeleve transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
  • Ofrimi i shërbimeve për qytetarët në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile

Përfaqësuesi i OSHC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjinë LOD;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e Komisionit të Vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OSHC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OSHC-të;
  • Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: kultura@bashkiashkoder.gov.al

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit;
  • Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OSHC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OSHC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.
    Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës 14-16 shkurt 2024.

OSHC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do ketë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 12 shkurt 2024, ora 16:00.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën kultura@bashkiashkoder.gov.al