Thirrje për aplikime – Pronar Social

Bashkia Shkodër shpall thirrjen për Aplikime për të gjitha subjektet publike dhe private të cilët janë të interesuar për të fituar statusin “Pronar social” në zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar.
“Pronar social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetqeverisjes vendore, si dhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon për t`i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim.
Pronari Social mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese të miratuar nga këshilli bashkiak.

Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për ti dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkisë për tu regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:

  1. Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës përgjegjëse në bashki;
  2. Qiraja e banesës nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë;
  3. Nënshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim;
  4. Nënshkrimi i një marrëveshjeje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:

· afatin e marrëveshjes që mund të jetë më pak se 3 vjet;
· masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;
· mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhenieve me qiramarrësin.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  1. Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “pronar social”,
  2. Shprehje e dakortësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese;
  3. Vertetim pronësie mbi banesën/ banesat në pronësi që jepen me qira për familjet në nevojë për strehim;
  4. Ekstrakt të QKR-së , QKB-së për përsonat fizik/juridik;
  5. Fotokopje të kartës së ID;
  6. Saktësim adrese .

Afati i aplikimeve është deri me datë 05.02.2024.

Aplikimet dorëzohen pranë Zyrës me Një Ndalesë pranë Bashkisë Shkodër.