Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së këshillit bashkiak

Të nderuar këshilltarë,

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“, i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak ditën Merkure, datë 13 Shtator, ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për miratimin e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak Shkodër, z.Gjenarin Kapcari”
  2. Pr/ Vendim: “Për plotësimin e vakancës dhe dhënien e mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak Shkodër z.Erald Erkoçaj”
  3. Pr/ Vendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Korrik 2023”.
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2023”
  5. Pr/ Vendim: “Për miratimin e sistemeve të pikëzimit për programet e strehimit social”
  6. Pr/Vendim: “Për kalimin e mjetit ambulancë tek Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër, për Qendrën Shëndetësore Dajc”
  7. Pr/Vendim: “Për një shtesë në VKB nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë Shkodër”të ndryshuar”.(Paga)
  8. Pr/Vendim: “Për një shtesë në VKB nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë Shkodër”të ndryshuar;
    Për një ndryshim dhe shtesë në VKB nr.12 dt.20.07.2022 “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë”.
  9. Pr/Vendim: “Për një shtesë në VKM nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë Shkodër”të ndryshuar”.( Tregu Rus)
  10. Pr/Vendim: “Për një shtesë në VKM nr.71, datë 27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë Shkodër”të ndryshuar”.(UNDP)
  11. Pr/Vendim: “Për një ndryshim ne VKB nr.71, dt.27.12.2022 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të bashkisë Shkodër”i ndryshuar.(rialokimi)
  12. Pr/Vendim: “Për dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri”.
  13. Diskutime jashtë rendit të ditës.