Ftesë e hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Ndërmendje”

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Ndërmendje”.

Përshkrimi i projektit:

“Ndërmendje” është titulluar koncerti i fundvitit, i kthyer tashmë në traditë në qytetin tonë që nga viti 2008, e Bashkia Shkodër vazhdon ta mbështesë nga viti në vit.
“Ndërmendje” është kurorëzimi i të gjitha aktiviteteve që Bashkia Shkodër realizon gjatë vitit. Vlera e këtij aktiviteti merr përmasa më të mëdha dhe domëthënëse me praninë e Orkestrës Simfonike e cila përmes performacës së saj, i shton mbrëmjes dimensionet e një koncerti madhështor, siç realizohet në skenat më të mëdha të Europës.
Këtë vit koncerti “Ndërmendje” do të zhvillohet në datën 29 dhjetor 2023 në Teatrin “Migjeni”.

Qëllimi i projektit: Edukimi i spektatorit me muzikën klasike, si një vlerë padiskutueshme artistike, ruajtja e traditës dhe promovimi i muzikës së kultivuar.

Aplikimi:

  1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko – kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
  3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridik publik që përfaqësojnë institucionet dhe ndermarrjet shtetërore, qendrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 14/ 11 /2023
Data e fundit e aplikimeve 27/ 11/ 2023
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 30/11/2023
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 1/12/2023.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentet e tjera të kërkuara tek Sekretari/Protokolli pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 1.800.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti të muzikës klasike, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
  • Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Kritere të tjera:

  • Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në sallën e Teatrit “Migjeni”.
  • Dita e zhvillimit të tij do të jetë me datën 29 dhjetor 2023.
  • Orari i preferuar është mbasdreke.
  • Kohëzgjatja e aktivitetit duhet të jetë jo më pak se 1 orë e 30 minuta dhe jo më gjatë se 1 orë e 45 minuta.
  • Repertori artistik duhet të jetë i muzikës klasike dhe mund të përmbajë muzikë simfonike, korale, muzikë dhome, repertor solistik e të tjera.
  • Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë dhe të huaj.
  • Preferohet pjesëmarrja e të paktën një solisti të njohur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës klasike.

Formular aplikimi