Njoftim – Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër”, miratuar me Vendimin Nr.60, datë 28.12.2020, njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ditën e Hënë datë 30.03.2026_ora 17:00 , me rend dite si më poshtë:

Miratimi i Procesverbalit të Mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak datë, 27.02.2026 sipas ligjit Nr.8480 datë, 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, neni 16 pika 2.

  1. Projektvendim: “Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin Shkurt 2026”.
  2. Projektvendim: “Për miratimin e masës së qirasë mujore për banesat sociale me qira në administrimin e Bashkisë Shkodër për vitin 2026”.
  3. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB-në nr.8 datë 26.01.2026 “Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lirë për vitin 2026”.
  4. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB-në nr.84, datë 18..12.2025“Për miratimin e buxhetit të vitit 2026 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2026-2028 të Bashkisë Shkodër”, i ndryshuar.
  5. Projektvendim: “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2025 të Bashkisë Shkodër”.
  6. Projektvendim: “Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 për Bashkinë Shkodër”.
  7. Projektvendim: “Për miratimin e programit të transparencës në Bashkisë Shkodër”.
  8. Projektvendim: “Për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në Bashkinë Shkodër për Bashkinë Shkodër”.
  9. Projektvendim: “Për miratimin e planit lokal, programi 5-vjeçar i strehimit social 2026-2030, në Bashkisë Shkodër”.
  10. Projektvendim: “Për miratimin e planit të mbrojtjes sociale 2026-2030, në Bashkinë Shkodër”.
  11. Projektvendim: “Për miratimin e planit lokal të Rinisë 2026-2030, në Bashkisë Shkodër”.
  12. Projektvendim: “Për miratimin e planit vendor të veprimit pë barazinë gjinore 2026-2030, në Bashkinë Shkodër”.
  13. Projektvendim: “Për një ndryshim në VKB-në nr.22, datë 18.04.2019 “Për miratimin e planit lokal për veprimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar të Bashkisë Shkodër”.
  • Diskutime jashtë rendit të ditës.

Grafiku i mbledhjeve të komisioneve

Nr.KomisioneDitaDataOra
1.Komisioni i Shërbimeve Sociale dhe StrehimitE Enjte26.03.202610:00
2.Komisioni i Planifikimit Dhe Zhvillimit Te TerritoritE Enjte26.03.202610:30    
3.Komisioni i Sherbimeve PublikeE Enjte26.03.202611:00
4.Komisioni i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujrave dhe Mbrojtjes së MjedisitE Enjte26.03.202611:30
5.Komisioni i Ҫështjeve LigjoreE Enjte26.03.202612:00
6.Komisioni i Financave, Buxhetit dhe Aseteve Publike/Komisioni i Kontrollit FinanciarE Enjte26.03.202612:30

Njoftimi.