Bashkia Shkodër angazhohet në zhvillimin dhe zbatimin e politikave vendore që mbështesin diasporën, migrantët e kthyer dhe shtetasit e huaj, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe strategjitë kombëtare në fushën e migracionit.
Nëpërmjet strukturave përkatëse, Bashkia ofron informacion dhe orientim për qytetarët, promovon bashkëpunimin me diasporën, mbështet proceset e rikthimit dhe riintegrimit të migrantëve, lehtëson integrimin e shtetasve të huaj në komunitetin lokal dhe nxit angazhimin e tyre në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të territorit.
Në këtë seksion do të gjeni informacion mbi kompetencat dhe funksionet e Bashkisë Shkodër në fushën e diasporës dhe migracionit, shërbimet që ofrohen, si dhe përgjegjësitë e strukturave përgjegjëse për zbatimin e tyre.
Në bazë të nenit 29/1 të ligjit nr. 38/2019, Bashkia Shkodër është përgjegjëse për:
krijimin e një strukture administrative lokale për Diasporë dhe Migracion;
nxitjen e organizimeve brenda dhe jashtë vendit për forcimin e marrëdhënieve me diasporën;
dhënien e informacionit dhe asistencës për çështje të shtetësisë për diasporën dhe emigrantët shkodranë;
informimin për legjislacionin shqiptar që lidhet me investime për diasporën/migracionin;
bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet qendrore për të siguruar shërbime të aksesueshme
Kuadri Ligjor
Shqipëria ka një kuadër ligjor që mbështet të drejtat dhe mundësitë për diasporën dhe migrantët:
Ligji Nr. 16/2018. PËR DIASPORËN. (ndryshuar me ligjin nr. 92/2020, datë 16.7.2020).
Ligji Nr. 79/2021 “Për të huajt”;
Ligji Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”;
Ligji Nr. 71/2016 “Për Kontrollin Kufitar”, i ndryshuar;
Ligji Nr.9668/2006 “Për Emigracionin e Shtetasve Shqiptarë për qëllime punësimi”, i ndryshuar
Ligji nr.108/2013 “Për të Huajt”, i ndryshuar dhe aktet normative në zbatimin e është përmirësuar disa herë në lidhje me procedurat për dokumentet e udhëtimit, vizat, punësimin, qëndrimin, bashkimin familjar etj.
Ligji Nr.15/2019 “Për nxitjen e Punësimit
Ligji nr.9861, datë 10.03.2008 Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror”
Ligji 14/2016 “Për identifikimi dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”
